Horoskopi ditor 8 Janar 2019

DASHI
Sektori i jetes ne cift do jete me i favorizuari sot. Ne program do jete sharmi, joshja, ngrohtesia dhe bashkepunimi. Organizoni edhe nje darke romantike me qirinj! Ka shume mundesi qe dikush te bjere pre e sharmit te beqareve. Me ne fund vetmia do te mbaroje! Ne sektorin e financave rekomandohet maturia. Studiojeni mire buxhetin para se te beni shpenzime pa limit!

DEMI
Influenca e Venusit do jete e madhe ne jeten e cifteve. Do keni mundesi te enderroni dhe te perjetoni emocionet e fillimit te lidhjes suaj. Shfrytezojeni diten ne maksimum. Beqaret do terhiqen me shume se kurre nga jeta ne cift edhe pse lirine e kane te shenjte. Do keni fat sot! Ndikimi pozitiv i Merkurit ne planin financiar do iu sjelle qendrueshmeri dhe qetesine e kerkuar.

BINJAKËT
Dashuria do shkoje mire sot pas disa problemeve qe keni pasur kohet e fundit. Guximi qe keni do iu ndihmoje te kaloni cdo pengese dhe nuk do i rezistoni pasionit. Ju beqare duhet te hiqni dore nga kerkesat e pakuptimta sepse ne kete menyre nuk do e gjeni shpirtin binjak. Neptuni do iu prishe pune me financat. Mos beni shpenzime pa mbarim sepse buxheti do dobesohet ndjeshem.

GAFORRJA
Rutina e jetes ne cift do jete me e veshtire se kurre per t’u duruar dhe do e keni te veshtire edhe te dialogoni me partnerin. Beni sa te mundni qe te ndryshoni ambientin. Beqaret edhe pse do kene nje takim te bukur dhe qe mund t’ua ndryshoje jeten nuk do duan te krijojne nje lidhje. Ne pune, projektet qe do filloni do jene te kenaqshme dhe do e permiresojne mjaft buxhetin.

LUANI
Per pjesen me te madhe te cifteve do kete shume permiresime ne jeten sentimentale. Planetet parashikojne nje rizgjim te ndjenjave dhe emocioneve. Beqaret, ne vend qe te tregohen shume kerkues dhe perfeksioniste ne dashuri duhet ta lene veten te lire. Asnje planet nuk do ndikoje tek financat dhe do e keni me te lehte t’i menaxhoni ato. Ulni se pari shpenzimet e tejskajshme.

VIRGJËRESHA
Ka ardhur koha ta qartesoni lidhjen tuaj dhe diskutoni shtruar me partnerin. Keni mundesine te zgjidhni ato probleme qe kane kohe qe iu shqetesojne. Per beqaret, nje aventure kalimtare qe ka nisur mund te marre nje kthese tjeter. Do mendoni per dicka me serioze! Flisni me ekspertet dhe gjeni menyren e duhur per te bere pak ekonomi. Po vazhduat te harxhoni do e keni punen pisk.

PESHORJA
Gjate kesaj dite disa cifte rrezikojne zenka te renda te cilat mund te shkojne edhe deri ne ndarje. Nga ana tjeter ata qe kane nje lidhje te forte do pesojne vetem tronditje te vogla. Beqaret me ne fund do jene te vendosur te krijojne nje lidhje te qendrueshme. Do gjeni dike interesant! Fati do jete ne anen tuaj ne planin financiar. Saturni do jete planeti qe do iu mbeshtese.

AKREPI
Per ciftet, debatet dhe konfliktet do te shtohen. Ju keni shume deshire te dominoni mbi tjetrin dhe atij qe keni ne krah i ka ardhur ne maje te hundes. Beqaret do te perjetojne caste te nxehta dhe pasionante edhe pse do jene te shkurtra. Perfitoni sa me shume nga jeta! Do merreni me shume me menaxhimin e financave sepse do mendoni edhe per te ardhmen tuaj. Mos ndermerrni rreziqe.

SHIGJETARI
E keni idealizuar aq shume partneri tuaj saqe do zhgenjeheni me debatin me te vogel qe do beni sot. Nuk do jete dite e mire per ju duke qene se do jeni te merzitur. Edhe per beqaret ka pak mundesi qe te shfaqet shpirti binjak. Mundohuni te dilni me miqte dhe te mos mendoni shume per dashurine. Ne planin financiar do keni deshire te shpenzoni, por do tregoheni edhe te matur.

BRICJAPI
Asgje e rendesishme nuk do ndodhe ne jeten tuaj ne cift. Vetem Marsi do kete nje ndikim indirekt dhe mund te provokoje keqkuptime fatmiresisht pa pasoja. Beqaret do fillojne kerkimin e zemrave. GJithe mundi juaj do te shperblehet dhe do keni sukses. Nuk do kete permiresim te ndjeshem te financave megjithate mundohuni te mos shpenzoni shume qe situata mos perkeqesohet.

UJORI
Jeta ne cift do jete me e animuar dhe me e kendshme se kohet e fundit. Ata qe kane pasur debate do gjejne menyren e duhur per te ndrequr situaten. Beqaret qe shkojne “lule me lule” duhet te marrin masa dhe te mbrohen nga semundjet seksualisht te transmetueshme. Duke dashur te ndryshoni gjithe pamjen e jashtme do shpenzoni pa u menduar derisa t’i boshatisni xhepat.

PESHQIT
Venusi do sjelle nje dhurate mjaft te bukur per te gjithe ciftet: lumturine! Mundohuni ta shfrytezoni diten deri ne maksimum. Beqaret do fillojne nje histori te re dashurie. Mos flisni me asnje madje as me miqte me te ngushte sepse ky sekret do iu shijoje edhe me teper. Saturni do iu ndihmoje me financat. Mos mendoni se ai do shtoje te ardhurat sepse do iu ndihmoje vetem me menaxhimin.