Horoskopi, ja çfarë kanë kanë parashikuar yjet sot për ju

 

DASHI

Të dashuruarit – Do të mendoni shumë dhe do ju vijnë mjaft ide të mira. Natyrisht do të kenë kuptim dhe do të jenë interesante, por nuk jeni vetëm. Partneri/partnerja juaj ka disa këshilla. Mos kërkoni debat dhe mos u kënaqni me përpjekjet për fitore. Qëndroni të qetë!

Beqarët – Keni shumë vetëbesim dhe me pak iniciativë e guxim, nuk do mbeteni vetëm. Sidoqoftë mund të jeni të drejtpërdrejtë dhe invazivë. Nëse nuk doni të shkaktoni arratisjen e personit që pëlqeni, lejojeni të bëjë cfarë të dëshirojë.

Shëndeti – Do kaloni një ditë të ngarkuar, ku nuk do të mungojnë nervat. Merrni frymë thellë nëse ndjeni se po humbni durimin tuaj!

Karriera – Nuk do të humbisni mundësinë për të treguar vlerat tuaja. Ju e dini që jeni efikas, do kërkoni përgjegjësi dhe do arrini të coni para dosjet për të cilat jeni përgjegjës.

DEMI

Të dashuruarit – Do thyeni rutinë sentimentale dhe do sillni pak freski në marrëdhënien tuaj. E gjitha do të realizohet me anë të ideve krijuese që do tregojnë se sa të dashuruar jeni.

Beqarët – Mendimet për dikë që njihni nuk po ndalen. Nëse keni qenë duke flirtuar prej disa ditësh, duhet të dilni në një takim pikërisht sot. Nëse e keni takuar një herë, takimi i dytë do të jetë akoma më i mirë.

Shëndeti – Një ditë e mbushur me energji dhe pozitivet për ta kaluar sa më mirë këtë të shtunë.

Karriera – Jeni pak të nevrikosur prej atmosferës në vendin e punës. Mund t’ju kërkohet një ndryshim në punë, i cili nuk do ju pëlqejë aspak.

BINJAKËT

Të dashuruarit – Klima favorizon bisedën me gjysmën tuaj më të mirë. Ju do flisni për frikën dhe ndjenjat tuaja. Nuk do mungojë ylli i joshjesqë do sjellë disa magji në marrëdhënien tuaj.

Beqarët – Nëse doni të takoni dikë, do ju duhet të ndërmerrni disa rreziqe. Ndihma e një miku të besuar do ju realizojë një pamje të qetë dhe të bukur.

Shëndeti – Bëni pak joga ose meditim. Keni nevojë për qetësi.

Karriera – Autoriteti juaj natyror është i pranishëm dhe kolegët tuaj vlerësojnë personalitetin që keni. Mund të keni nevojë për disa shitje dhe sot do arrini ti realizoni.

 

GAFORRJA

Të dashuruarit – Prania e Uranit do të bëjë që të keni keqkuptime me të dashurin/ dashurën. Do keni dyshime për marrëdhënien tuaj dhe do përjetoni pakënaqësi. Ju nuk doni ti jepni fund, por as nuk doni të vazhdoni.

Beqarët – Keni takuar dikë, por nuk jeni të sigurtë nëse kjo marrëdhënie do shkojë sic duhet. 

Shëndeti – Vuani nga mungesa e gjumit, prandaj sot do ju duhet pak pushim.

Karriera – Keni ëndërruar të bëheni mjekë, infermierë apo pilotë kur keni qenë fëmijë, por jeta ju ka cuar në një rrugë tjetër. Ndoshta tani ka ardhur koha të ndiqni ëndrrat e fëmijërisë.

LUANI

Të dashuruarit – Fatmirësisht jeni një cift i fortë. Dëshirat e mëdha për të ndihmuar të tjerët mund të kenë shkaktuar ftohje gjatë javës, por fundjava do jetë e ngrohtë.

Beqarët – Mund të takoni dikë që do vjedhë vëmendjen tuaj dhe do shkaktojë emocionet që i kishit harruar.

Shëndeti – Kini kujdes nga shëtitjet e gjata, mund të hasni pengesa që nuk i kishit imagjinuar.

Karriera – Ju gjithmonë e dini cfarë të bëni në situata me tension, prandaj problemet në karrierë mungojnë.

VIRGJËRESHA

Të dashuruarit – Nuk dini cfarë të bëni për sjelljen e partnerit/partneres suaj. Prisni që të merrni mbështetje ose kritika për vendimet,por jo injorim. Nuk do ta shijoni pushimin pa gjysmën tuaj më të mirë, prandaj dilni dhe flisni për të ardhmen duke mos lënë pas ndjenjat.

Beqarët – Keni menduar të takoni një prej miqve tuaj virtual, por ende nuk e keni vendosur. Gjithcka do finalizohet në fund të ditës.

Shëndeti – Kujdesuni për veten pasi është e rëndësishme që të ndiheni mirë.

Karriera – Nuk mund të pushoni këto ditë. Këtë të shtunë do kaloni sfidat që ju presin në vendin e punës.

PESHORJA

Të dashuruarit – Lidhja juaj po shkon më mirë se kurrë. Po diskutoni dëshirën për të patur fëmijë dhe gjërat po ecin më shpejt se sa prisnit. Shijoni këto momente qetësie së bashku.

Beqarët – Do të takoni njerëz të rinj. Ndoshta e keni të ndezur ndjenjën e joshjes dhe ekziston që të arrini dicka. Personaliteti i ngaalshëm mund t’ju penalizojë, por do e gjeni drejtimin.

Shëndeti – Një teknikë relaksimi do ju përmirësojë gjumin.

Karriera – Ju po punoni drejt një pune që ju plotëson dhe investimi juaj po fillon të paguhet. Do të negocioni për një ngritje në karrierë.

AKREPI

Të dashuruarit – Do të kritikoni cdo lëvizje të partnerit tuaj. Keni punuar për një punë të vështirë në një kohë të gjatë por jeni gati ta shkatrroni të gjithën në një ditë. Mund të keni disa debate të mëdha.

Beqarët – Jeta juaj shoqërore është më e mirë se kurrë dhe ju do shijoni fytyra të reja. Ju keni kaluar mjaft aventura dhe tani jeni gati për një marrëdhënie serioze.

Shëndeti – Mungesa e ditëve të ngrohta ju ka shkaktuar lodhje. Pak pushim do ishte i domosdoshëm.

Karriera – Yjet po hapin dyer të reja për ju dhe do të realizoni disa projekte shumë interesante.

SHIGJETARI

Të dashuruarit – Në ciftin tuaj, secili respekton lirinë e tjetrit dhe kjo siguron jetëgjatësi. Këtë fundjavë do ia kushtoni projekteve tuaja, por mos harroni të kaloni kohë me partnerin/partneren.

Beqarët – Një fillim i mirë për fundjavën! Nuk do të mërziteni aspak pasi yjet kanë paralajmëruar se një person i ri do hyjë në jetën tuaj.

Shëndeti – Mund të përjetoni pak dhimbje koke gjatë ditës. Kujdesuni për sytë dhe qafën që të mos shtohen shqetësimet.

Karriera – Pasuria juaj më e madhe sot do jetë guximi, besimi në vetvete, aftësitë në punë si dhe fati i madh.

BRICJAPI

Të dashuruarit – Ju dhe partneri/partnerja do kaloni shumë kohë të bukura bashkë. Do ndërmerrni disa projekte që do realizohen gjatë javë së ardhshme. Nuk do largoheni nga zona e rehatisë dhe do provoni një eksperiencë të re. Ëndrrat tuaja si cift do të realizohen sot!

Beqarët – Mbani sytë nga telefoni. Mërkuri do sigurohet që dashuria juaj të vijë nëpërmjet rrjeteve sociale prandaj mos u frikësoni.

Shëndeti – Mos harroni të pini shumë ujë gjatë ditës. Të mbani trupin e hidratuar shmang dhimbjet e qafës dhe të stomakut.

Karriera – Mund t’ju kërkohet të punoni nën mbikëqyrjen e shefit/shefes, të keni përgjegjësi të pazakonta ose t’ju bëhet një ofertë e habitshme.

UJORI

Të dashuruarit – Partneri/partnerja juaj mund t’ju kërkojë të përfshiheni më shumë në punët e shtëpisë. Mos i keqkuptoni kritikat pasi janë për qëllim të mirë dhe për përmirësim të marrëdhënies suaj.

Beqarët – Dikush mund të bëjë që zemra juaj të rrahë shumë fort. Atmosfera është e favorshme që të takoheni me dikë sot.

Shëndeti – Keni shumë energji dhe po mësoni se si ta kaloni me lehtësi stresin që keni përjetuar gjatë javës.

Karriera – Puna juaj aktuale i plotëson prirjet tuaja. Detyrat që do ju jepen kanë lidhje me menaxhimin dhe administratën.

PESHQIT

Të dashuruarit – Do kaloni ditën duke kritikuar cdo lëvizje, mendim apo sjellje të partnerit/partneres suaj. Mos u habitni nëse atyre i soset durimi dhe ju përplas dyert…

Beqarët – Po merreni shumë me karrierën dhe keni lënë dashurinë pas dore. Nuk jeni ende gati për një lidhje të re.

Shëndeti – Ju nuk mund të vazhdoni me kaq shumë lodhje… Gjeni mënyrën për të pushuar pak.

Karriera – Ndryshimet e fundit dhe emergjencat e papritura në punë do ju bëjnë të keni lodhje të madhe. Është koha që të tregoni se keni durim dhe arrini të kontrolloni nervat.

/Ora News.tv/