Horoskopi javor, 28. janar deri 3. shkurt 2019

DASHI-21. mars – 20. prill
Do ketë përmirësime këtë jave ne jetën tuaj ne çift. Do i zgjidhni shume shpejt te gjitha mosmarrëveshjet dhe do kërkoni edhe falje me mënyra te ndryshme. Beqaret do mundohen shume qe ta bëjnë për vete një person, por dikush tjetër do tregohet me i zoti dhe do ua rrëmbejë nga duart ne momentin e fundit. Ne planin financiar do keni plot te papritura dhe gjendja nuk do jete aspak e përshtatshme për te kryer shpenzime. Shëndeti nuk do jete aspak i mire. Te afërmit do ju ngjisin gripin dhe nuk do ndiheni te qetë. Ne pune do jeni gjithë kohës te shpërqendruar. Do neglizhoni disa detaje qe ne fakt janë thelbësore. Me familjaret do jeni tolerante.

DEM-21. prill – 21. maj
Gjate kësaj jave situata ne jetën tuaj ne çift mund edhe te dale jashtë kontrollit. Si ju ashtu edhe ai e keni ne krah do doni te jeni “shefa” dhe tjetri te beje atë qe ju kërkoni. Ne këtë mënyrë nuk keni për te shkuar shume larg. Beqaret pas kaq kohesh pritje do mund te realizojnë një nga takimet me mbresëlënëse. Te ardhurat do vijnë duke u konsoliduar, por mos prisni qe te pasuroheni menjëherë. Shëndeti here do jete delikat dhe here mund te ketë disa tronditje te vogla. Me kujdes me përkujdesje do mund t’ia dilni. Ne pune vërtet do lodheni pak, por do mund t’i arrini te gjitha objektivat qe i kishit vene vetes. Ne familje gjerat do ecin mjaft mire.

BINJAKET-22. maj – 21. qershor
Do kaloni momente shume te këndshme këtë jave pranë partnerit tuaj. Ai do ju këshillojë, do ju dashuroje dhe do ju surprizoje ne çdo çast. Beqaret, te nxitur nga Plutoni, do jene ne kërkim te personave te pjekur me te cilët te krijojnë lidhje serioze. Mundësitë me te mia do jene nga mesi i javës. Financat nuk do jene te këqija sepse do mbrohen nga yjet. Gjithsesi investimet e mëdha lërini për ne një kohe me te përshtatshme. Shëndeti do jete delikat dhe me disa shqetësime ditët e para, por dalëngadalë do e rifitoni energjinë. Ne pune duhet te merrni te gjitha masat e duhura ne mënyrë qe projekti t’iu ece sipas planeve. Jeta familjare do ketë turbullira te vogla.

GAFORRJA-22. qershor – 22. korrik
Gjate kësaj jave do dialogoni gjere e gjate me partnerin tuaj dhe me pas do merrni vendime te rëndësishme. Disa surpriza te tij mund t’iu bëjnë te zgjidhni gjera te cilat nuk i kishit menduar. Beqaret do fiksohen pas personave te pashëm duke mos menduar aspak se çfarë karakteri apo si mund te jene ata nga anët e tjera. Ne planin financiar duhet vetëm te mendoni te bëni ekonomi ne mënyrë qe e nesërmja te jete me e sigurte. Shëndeti do jete me i mire. Do shëroheni pas një periudhe te gjate me probleme dhe do ndiheni ne forme. Ne pune askush nuk do ju ndihmoje te arrini qëllimin. Do e keni te vështirë, por me pak sakrifica do ja dilni mbanë.

LUANI-23. korrik – 22. gusht
Do keni dyshime te shumta këtë jave për partnerin tuaj dhe ne çdo moment qe te mundeni do e kontrolloni. Kjo ne fakt është gjë e gabuar. Me mire flisni haur dhe vendosini sa me pare pikat mbi “i”. Beqaret as vete nuk do e dine çfarë do duan. Here do kërkojnë dashurinë e here do preferojnë te qëndrojnë vetëm duke refuzuar ftesat. Financat do i menaxhoni me më shume mençuri se kurrë me pare. Situata do ketë edhe përmirësime. Shëndeti do kaloje disa momente delikate, megjithatë fale perkujdesit te familjareve do e rimerrni veten. Ne pune do ndërmerrni sfida, do rrezikoni, do kaloni vështirësi, por ne fund do arrini atje ku e kishit planifikuar. Marrëdhënia ne çift do jete e ngrohte.

VIRGJERESHA-23. gusht – 23. shtator
Nen ndikimin e madh te Venusit, këtë jave do jeni me te gatshëm te bëni lëshime ndaj partnerit. Marrëdhënia ne çift do ketë përmirësime te ndjeshme. Beqaret do njihen me një person i cili pa e kuptuar do behet i pazëvendësueshëm për ta. Shume gjera do fillojnë te ndryshojnë dhe do e shihni jetën me një sy tjetër. Gjendja e financave nuk do jete ashtu si e kishit menduar. Vetëm me ndihmën e miqve apo dhe specialisteve do mund te dilni nga situata e renduar. Shëndeti gjithashtu do ketë probleme te cilat nuk duhen neglizhuar. Ne pune do jeni te zotet. Do i bindni lehtësisht te tjerët dhe do merrni atë qe dëshironi. Jeta familjare do jete problematike.

PESHORJA-24. shtator – 23. tetor
Jave e animuar kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Priten surpriza te njëpasnjëshme dhe propozime qe do ju lënë pa fjale. Partneri do ketë sy vetëm për ju. Beqaret do jene te pavëmendshëm ndaj njerëzve qe do iu vijnë rreth e rrotull dhe do humbasin mundësi te mira për te ndryshuar statusin. Financat do vijnë dalëngadalë duke u përmirësuar. Do ecni ne baze te strategjive strikte. Shëndeti ne përgjithësi do jete goxha i mire. Edhe ata qe kane qene te sëmurë do e rigjejne energjinë. Ne pune duhet te tregohuni te duruar ne mënyrë qe te arrini objektivat. Nxitimi mund t’iu çoje ne rrugën e gabuar. Me familjaret do keni zënka te vogla.

AKREPI-24. tetor – 22. nëntor
Gjate kësaj jave do rikthehet gjallëria dhe entuziazmi ne jetën tuaj ne çift. Si ju ashtu edhe partneri do mendoni për surpriza te mëdha. Beqaret duhet te përfitojnë sa te mundin nga klima e favorshme yjore për te gjetur partnerin ideal dhe për te filluar një histori dashurie te qëndruese. Ne planin financiar do keni shume fat. Do i shlyeni edhe borxhet dhe do e mbani edhe te ekuilibruar buxhetin. Shëndeti do ketë shqetësime. I ftohti do beje te vetin dhe mund te prekeni nga virozat. Ne pune do keni pranë Neptunin dhe do arrini shume shpejt suksesin. Mos ua vini veshin fjalëve te kolegeve sepse ju kane zili. Atmosfera familjare do jete e turbullt.

SHIGJETARI-23. nëntor – 21. dhjetor
Jave tejet e tensionuar kjo për ata qe janë ne një lidhje. Ditët e para do jene me delikatet nga te gjitha prandaj duhet te bëni shume kujdes. Beqaret do kenë pa fund propozime dhe do e ndryshojnë statusin menjëherë. Historisë e dashurisë do jene afatgjata dhe tejet emocionuese. Ne planin financiar duhet te tregoheni vigjilente dhe shume te kujdesshëm. Veten kështu gjendja do jete e qëndrueshme. Shëndeti nuk do ketë as problemin me te vogël. Do jeni mjaft te kujdesshëm. Ne pune mos ju besoni atyre qe do ju thonë koleget, por reflektoni me kujdes dhe bëni atë qe do ju duket e drejte. Jeta familjare do jete e mbushur me risi.

BRICJAPI-22. dhjetor – 20. janar
Këtë jave do merreni vesh me se miri me partnerin tuaj dhe gjerat do ju ecin për mrekulli. Edhe ata qe kane pasur mosmarrëveshje do i sqarojnë dhe do i kuptojnë gabimet e kryera. Beqaret do lodhen paksa se kërkuari princin e kaltër, por ne fund do marrin atë qe duan. Financat do jene delikate. Beni kujdes nga Hëna e cila do ju nxite te shpenzoni shuma marramendëse. Për një shëndet sa me te mire, mos harroni te konsumoni perime dje mish. Do ju duhen ne këtë periudhe. Ditën e mërkurë do jeni paksa nervoze dhe do ju duhet qetësi. Ne pune do ndërmerrni iniciativa dhe do keni arritje te mëdha. Jeni mjaft këmbëngulës. Familja pa probleme.

UJORI-21. janar – 19. shkurt
Çiftet do marrin bekimin e yjeve gjate gjithë kësaj jave. Do kaloni çaste te këndshme pranë partnerin tuaj dhe emocione do jene te njëpasnjëshme. Çdo dite do jete e veçante. Beqaret jo vetëm qe do realizojnë takime, por do mundte fillojnë edhe histori dashurie te zjarrta dhe pasionante. Financat do jene te qëndrueshme. Kjo do ju shtyje te bëni edhe ndonjë shpenzim me tepër se zakonisht. Marsi do ju mbështesë fort ne sektorin shëndetësor. Do jeni te kujdesshëm me ushqimin dhe nuk do e teproni me lodhjen. Kujdes edhe me te ftohtin. Ne pune do nënshkruani kontrata te reja dhe mjaft afatgjata e fitimprurëse. Jeta ne çift do ketë plot konflikte.

PESHQIT-20. shkurt – 20. mars
Jave me pozitive dhe me e qëndrueshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni edhe me te dashuruar pas partnerit ndërkohë qe shihni se ai përkujdesen për çdo detaj qe t’iu beje te ndiheni sa me rehat. Beqaret do jene te paqarte me veten e tyre dhe nuk do dini si te sillen kur t’iu bëhen propozime. Ne planin financiar do keni me tepër fat se kurrë me pare. Pa u lodhur shume gjendja do stabilizohet. Edhe shëndeti do jete i mire. Nuk do keni aspak shqetësime apo probleme. Ne pune do ju duhet te luftoni fort dhe te bëni sakrifica qe ne fund te arrini atje ku keni menduar. Ne familje vetëm me dialog mund t’i zgjidhni telashet.