Horoskopi për 29 janarin, ja çfarë ka rezervuar fati për ju

 

DASHI

Të dashuruarit – Ju do të kaloni gjithë ditën duke u marrë me projekte për të siguruar të ardhmen me dashurinë tuaj.

Beqarët – Kjo ditë do jetë premtuese. Yjet kanë një surprizë të bukur për ju dhe e gjitha do të varet nga një takim me një person të rëndësishëm.

Shëndeti – Gjendja juaj psikologjike do ndikojë në trupin tuaj. Ju ndiheni të kënaqur dhe mirë me veten tuaj.

Karriera – Do të kaloni një ditë të qetë pa argumente dhe pa diskutime.

DEMI

Të dashuruarit – Do injoroni kritikat e partnerit/partneres dhe ti kërkoni që të harrojë cdo mosmarrëveshje për gjithë ditën. Dhe pse i tregoni se e doni vazhdimisht, nuk do mungojnë dyshimet për besnikërinë tuaj.

Beqarët – Mund të takoni dikë interesant, por nuk do ju mbushet mendja. Nuk e keni të hapur rrugën e dashurisë, por kjo nuk do ju shqetësojë aspak pasi do e shijoni gjithë ditën.

Shëndeti – Saturni do ju mbushë me forcë dhe vendosmëri.

Karriera – Dielli shkëlqen në jetën tuaj profesionale, prandaj do të tregoni aftësitë tuaja gjatë gjithë ditës.

BINJAKËT

Të dashuruarit – Do të keni një ditë të mbushur me dashuri dhe ide për projekte. Ndjenjat tuaja po bëhen më të forta dhe do të planifikoni një udhëtim romantik për të shijuar njëri-tjetrin.

Beqarët – Nëse jeni ende beqarë, është për shkak të frikës suaj nga zhgënjimi. Papritur mund të lindë një ndjenjë dashurie me dikë tjetër, prandaj mos e mbyllni këtë derë lumturie.

Shëndeti – Mund të keni probleme me tretjen nëse hani më shumë se sa duhet.

Karriera – Jeta juaj profesionale po përmirësohet. Mund të punoni me njerëz të rinj. Një bashkëpunëtor i ri mund t’ju sjellë frymë të freskët dhe t’ju motivojë.

GAFORRJA

Të dashuruarit – Marrëdhënia juaj do jetë e tensionuar dhe do përpiqeni të shmangni debatet. Të dy keni personalitete të forta dhe shpesh përfundoni duke u zënë pa e kuptuar arsyen.

Beqarët – Jeta juaj sentimentale po kthehet në zonë lufte! Do të bëni që një person të vërtetojë ndjenjat që ka për ju dhe nuk do të hiqni dorë derisa të bindeni.

Shëndeti – Keni ngrënë shumë këto kohë dhe e dini që fajin e vetëm për ato kilogramë shtesë e keni ju.

Karriera – Nëse shefi/shefja ju kërkon të ndryshoni datat e pushimeve, përgjigja juaj do jetë JO! Ju nuk jeni në humor për t’ju bindur askujt, madje as eprorit.

LUANI

Të dashuruarit – Gjithcka është magjike mes jush! Duket sikur keni një jetë bashkë dhe nuk lodheni duke shprehur ndjenjat dhe dashurinë për njëri-tjetirn.

Beqarët – Kjo ditë do nxjerrë në pah bukurinë dhe shkëlqimin e shpirtit tuaj. Do të bëni përshtypje të mirë tek të gjithë njerëzit që do takoni, sidomos tek “ai/ajo”.

Shëndeti – Ndiheni pak të lodhur mendërisht, por asgjë për tu shqetësuar. Mjafton të ruani qetësinë.

Karriera – Ju do i bindni shumë mirë të tjerët për të zgjedhur idetë tuaja. Do jetë një ditë ku do reflektohet qartë suksesi dhe mbase do ju ndihmojë të ngriheni në detyrë.

 

VIRGJËRESHA

Të dashuruarit – Ju dhe partneri/partnerja do e kuptoni sa mirë ndiheni pranë njëri-tjetrit. Ju do të injoroni disa nga detyrat e përditshmërisë për të shijuar dashurinë tuaj. Mbrëmja do jetë romantike me një darkë të mbushur me qirinj…

Beqarët – Fama që keni në një faqe internet për takime do ju japë vetëbesim. Nuk keni nevojë të takoni gjithë ata njerëz në jetën reale. Mjafton të caktoni një takim me atë që ju pëlqen më shumë dhe një histori dashurie do bëhet zyrtare shumë shpejt.

Shëndeti – Disa ushtrime të thjeshta do ju bëjnë të harroni problemet tuaja.

Karriera – Jeni të bekuar që jeni detajist pasi e keni më të lehtë për të fituar besimin e të tjerëve në punë. Ju mund t’ju besohet një mision i ri shumë shpejt.

PESHORJA

Të dashuruarit – Ju mund të dilni për një darkë të bukur. Jeta juaj sentimentale do jetë e mbushur me ëmbëlsi dhe humor, gjë që do ndikojë në mënyrën se si dëshironi të kaloni të ardhmen.

Beqarët – Një flirtim i momentit mund t’i japë mundësinë dickaje më afatgjatë. Miqtë tuaj mund të t’ju organizojnë një takim, por do ju duhet pak kohë për të marrë një veprim tjetër.

Shëndeti – Një ditë e lodhshme do shoqërohet me disa ushtrime qetësuese në darkë.

Karriera – Gjërat po lëvizin me një ritëm të tmerrshëm, ju po bëni shumë gjëra në të njëjtën kohë. Puna juaj kërkon vetëm të bashkëpunoni dhe do ia dilni mbanë.

AKREPI

Të dashuruarit – Jeni në humor për tu argëtuar dhe shpresoni që gjysma juaj më e mirë ta kuptojë këtë gjë. Nëse partneri/partnerja juaj sugjeron të flini gjumë herët, mundohuni ta bindni që të qëndroni dhe disa momente bashkë.

Beqarët – Po kaloni jetën nën strehën e beqarisë dhe po shijoni plotësisht cdo sekondë. Nuk do qëndroni gjatë kështu pasi do kuptoni se do ishte më mirë të kishit një lidhje dashurie.

Shëndeti – Marsi do ju japë motivim dhe do ju ndihmojë të riktheni regjimin e mëparshëm për të qenë në top formë.

Karriera – Nuk do jetë kulmi i suksesit tuaj, prandaj do siguroheni mirë para se të merrni një veprim. E njeh mirë punën tënde prandaj kolegët do të mbështeten sërish tek ju.

SHIGJETARI

Të dashuruarit – Ju do keni të njëjtat qëllime dhe projekte për të zbatuar me partnerin/partneren tuaj. Njëri prej tyre mund të ndikojë që lidhja juaj të bëhet zyrtare.

Beqarët – Ndonëse marrëdhëniet e përkohshme ju bëjnë të ndiheni mirë për fuqinë e joshjes, doni dicka më serioze. Jeni gati për një histori të qëndrueshme për të ndërtuar një familje, por ende nuk është hapur porta e dashurisë për ju.

Shëndeti – Do jeni në formë, të mbushur me optimizëm dhe gjallëri.

Karriera – Intuita juaj do jetë e dobishme për të gjetur njerëz të besueshëm. Ndiqni intuitën pasi nuk do ju zhgënjejë. Kini kujdes nga një ziliqar që planifikon t’jua punojë pas shpinës.

BRICJAPI

Të dashuruarit – Jeni kritikë dhe të paduruar. Do të acaroheni kur partneri/partnerja nuk do i kthejë përgjigje pyetjeve dhe do qëndrojë në heshtje. Kjo gjë do ju bëjë të mos ndiheni rehat. Sugjerohet pak ajër i freskët për tu qetësuar.

Beqarët – Ju do mërziteni shumë shpejt nga biseda online dhe nuk ju intereson ta takoni as në jetën reale. Ndiheni sikur jeni nga planete të ndryshme. Keni të drejtë pasi po flirtoni me një mashtrues/e.

Shëndeti – Zgjoheni me energji pozitive, por dita do bëjë që të ndiheni nën presion. Si rezultat do keni probleme me gjumin natën.

Karriera – Ju do ua bëni të qartë shefave se jeni të lumtur me punën tuaj, por duhet të vlerësoheni! Do kërkoni rritje rroge pasi mendoni se nuk jeni për bamirësi.

UJORI

Të dashuruarit – Lidhja juaj sot do shoqërohet me shumë biseda. Gjërat po përmirësohen dhe në dhomën e gjumit, por ende ka gjëra për tu përmirësuar.

Beqarët – Është rritur sërish nevoja personale për liri dhe këtë gjë ia keni transmetuar të tjerëve duke treguar se nuk jeni gati për një histori dashurie.

Shëndeti – Ekziston të përjetoni dhimbjet e migrenës që do ju shkaktojë pagjumësi, prandaj merrni masa.

Karriera – Kontaktet do ju ndihmojnë të ecni para. Projektet tuaja kërkojnë një ndjenjë të mirë organizimi, prandaj sigurohuni që bashkëpunëtorët tuaj të jenë të motivuar.

PESHQIT

Të dashuruarit – Do të merrni vendime në emër të partnerit/partneres suaj, prandaj mund të shkaktoni keqkuptime. Do të ketë pak debate pasi do acaroni nervat e gjysmës suaj më të mirë duke e pyetur gjithë ditën për vendodhjen.

Beqarët – Jeta juaj sentimentale është në fund të listës së prioriteteve pasi do jeni të zënë me fusha të tjera. Kjo nuk do të thotë se nuk do ketë pak argëtim në dhomën e gjumit. Gjithcka është në dorën tuaj.

Shëndeti – Do të shkaktoni debate në familje me sjelljen e paarsyeshme. Merrni frymë thellë, qetësohuni dhe mësoni të kontrolloni emocionet tuaja.

Karriera – Dita do të jetë e mbushur me reduktime stafi, shkurtime pagash dhe tension. Kompania ku po punoni mund të jetë drejt falimentimit.

/Ora News.tv/