Horoskopi për 29 mars 2019, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

 

Dashi – Dashuria dhe romantizmi do të mbizotërojnë gjatë ditës. Në vend që të njesh një lloj pasioni të butë, emocioni që ndien mund të jetë më i fuqishëm dhe agresiv. Luani me këtë ndjenjë që të joshësh personin që dëshiron.

Demi – Nëse nuk e ke marrë dashurinë që do kohët e fundit, mund të jetë vetëm se nuk e ke kërkuar. Nëse je me dikë që të bën të ndihesh bosh, mendo të bësh një bisedë ku i tregon cfarë dëshiron nga marrëdhënia. Nëse nuk je në një marrëdhënie dhe dëshiron të jeni, duhet të jesh i/e qartë në gjërat që kërkon nga njohja.

Binjakët – Lirohu dhe bëj cdo gjë që të plotësosh nevojat e tua, sidomos në dhomën e gjumit. Në një përpjekje për të ruajtur paqen dhe për të mbajtur gjithçka në një nivel, ti ke lënë pas dore dëshirat tua për hir të kënaqësisë së dikujt tjetër. Të bësh kompromise për të tjerët mund të jetë fisnike, por kurrë nuk mund të marrësh pikërisht atë që dëshiron. Ka ardhur koha për të qenë më agresiv/e.

Gaforrja – Asgjë nuk është shumë e nxehtë për të qenë në dorën tënde, por pse insiston për të djegur dorën kur nuk ke nevojë? A po përpiqesh t’i dëshmosh dikujt që mund të marrësh përsipër gjëra të guximshme? Ti mund të digjesh nga kjo gjë, sidomos nëse deklaron se je person i paprekshëm. Merru me veten dhe mos u përpiq të vërtetosh dicka për njerëzit e tjerë, sidomos kur bëhet fjalë për çështjet e dashurisë dhe romancës.

Loading poll ...

Luani – Energjia jote fizike është e fortë. Dëshira jote për pasion dhe dashuri është intensive. Kombinoji këto dy forca për një natë të pasionante Askush nuk do të jetë në gjendje t’i rezistojë fuqisë tënde. Çelësi është që të sigurohesh se nuk ke pranë dikë të padenjë për ty. Vlerëso dhe kalo natën me një person që të vlerëson.

Virgjeresha – Çështjet e zemrës nuk janë si zakonisht. Ndoshta ke ushtruar shumë presion në atë që dëshiron. Tensioni ndërton dhe krijon mosbarazim në vend të dashurisë. Ndoshta ti duhet të shqyrtosh dinamikën e marrëdhënies. Kohët e vështira mund të tregojnë se muaji i mjaltit ka mbaruar. Nëse je beqar/e, konsideroje dicka pozitive për veten.

Peshorja – Kur është fjala për dashuri dhe romancë, ndoshta je një zjarr brenda. Ke një pasion të pabesueshëm për dashurinë tani. Ndaj ndjenjën me dikë që dëshiron aventura, spontanitet dhe çmenduri. Ke nevojë për dikë që mund të vazhdojë me energjinë tënde të fuqishme. Nëse personi me të cilin je nuk e plotëson, kërko diku tjetër.

Akrepi – Nëse gjërat nuk po shkojnë mirë në historinë e dashurisë, ki kujdes kur fajëson veten. Partneritet do të thotë që dy njerëz bashkëpunojnë në mënyrë të barabartë. Nëse nuk është kështu, le të dijë partneri/partnerja se si ndihesh. Ndërsa pasioni mund të shkojë lart mes jush, ajo cfarë do ju mbajë afër është sinqeriteti, ndjeshmëria dhe mirëkuptimi i ndërsjelltë.

Shigjetari – E vetmja gjë në mendjen tënde sot është seksi. Çdo person që sheh mund të nxisë ndjenja tek ty, edhe nëse je në lidhje me dikë. Nëse nuk je në një marrëdhënie, sot ëështë dita për të bërë një lëvizje. Dëshira jote për dashuri është e fortë, kështu që duhet të veprosh.

Bricjapi – Mundohu të shkaktosh më shumë aventurë në dashuri. Sa më guxim të kesh, aq më mirë do jetë. Edhe pse mund të dëshirosh të bësh plane dhe ti marrësh gjërat me ngadalë, duhet të dish se në dashuri nuk funksionojnë rregullat. Ki besim dhe të jesh spontan/e në të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me dashurinë.

Ujori – Konfliktet e fundit mund të nxisin zemërim tek ty. Kjo është një forcë e fuqishme, dhe ti mund të tundohesh për të hyrë në një sherr të madh. Largo armët. Përdore energjinë pozitive për të qenë sa më paqësor/e. Zgjidheni situatën duke kaluar natë pasionante me dashurinë tënde.

Peshqit – Ti mund të mos kesh fat të mirë kur bëhet fjalë për dashuri. Ndoshta politika më e mirë për ty tani është të relaksohesh dhe të presësh. Bateria jote do të jetë e ngarkuar mirë kur të vijë koha për ta përdorur.

/Ora News.tv/