Horoskopi për 30 janar, ja çfarë ka rezervuar fati për ju

 

DASHI

Të dashuruarit – Do kuptoni se jeni i/e lumtur që po përjeton këtë dashuri. Edhe pse gjërat nuk janë rozë cdo ditë, do përqendroheni në lumturinë që i jepni njëri-tjetrit.

Beqarët – Do ndiheni tërheqës/e dhe me plot vetëbesim. E gjitha kjo do ju sjellë një ftesë për tu njohur me dikë më mirë.

Shëndeti – Mund të hasni vështirësi me fokusimin për shkak të lodhjes.

Karriera – Ju po punoni dy herë më shumë se zakonisht sepse keni një punë të re që po ju merr gjithë kohën. Pushimi nuk shihet në rrugën tuaj.

DEMI

Të dashuruarit – Debati mund ta bëjë marrëdhënien tuaj më të mirë pasi arrini të kontrolloni shpërthimet e xhelozisë. Asnjëherë mos bëni akuza për dicka që nuk arrini ta vërtetoni.

Beqarët – Yjet nuk e kanë hapur rrugën e dashurisë për ju. Nëse do ndjeni tërheqje nga dikush, do jetë vetëm nga ana fizike.

Shëndeti – Për të shmangur ndonjë problem shëndetësor nga lodhja, bëni mirë të shkoni menjëherë në shtëpi pas punës dhe të lini takim me miqtë në një ditë tjetër.

Karriera – Ju e doni punën tuaj, por mund të luftoni me kolegët për të treguar se kush është më i miri. Megjithatë, nuk do arrini të keni një sukses nga ana profesionale.

BINJAKËT

Të dashuruarit – Jeni në humor të mirë dhe partneri/partnerja juaj i vlerëson shakatë tuaja. Është moment për të deklaruar dashurinë dhe për ta cuar lidhjen në një fazë tjetër.

Beqarët – Ana juaj djallëzore do jetë e ndezur, por mos nxitoni të bëni dicka për të cilën do pendoheni.

Shëndeti – Mund të keni probleme me tretjen, prandaj kujdesuni me ushqimin.

Karriera – Aftësitë krijuese dhe bindëse do të vërtetohen gjatë kësaj dite.

GAFORRJA

Të dashuruarit – Fuqia e personalitetit tuaj do shkëlqejë sot. Prania e fuqishme e Jupiterit do të mbani gjysmën tuaj më të mirë në anën tuaj me anë të argumentave që do thoni.

Beqarët – Mos hiqni dorë nga shpresa për të gjetur dashurinë e vërtetë. Keni vendosur të tërhiqni të gjitha ndalesat për të hapur rrugën e dashurisë. Aftësitë e joshjes nuk njohin kufij, prandaj gjithcka do jetë në avantazhin tuaj.

Shëndeti – Keni patur regjim të mirë dhe nuk do keni asnjë shqetësim.

Karriera – Nuk jeni të gatshëm që të lini kolegët që të futen në rrugën tuaj. Ata kanë vjedhur vëmendjen, prandaj është koha që të vërtetoni aftësitë tuaja.

LUANI

Të dashuruarit – Ju jeni një cift i adhurueshëm. Jeni miq, të dashur dhe bashkëpunëtorë gjithë kohës. Harmonia juaj e përsosur ju lejon të thoni atë që nuk ju pëlqen të thoni për dikë tjetër, pa përdorur fyerje.

Beqarët – Ju jeni tërheqës/e dhe ky është fakt! Personaliteti i gëzuar dhe optimist do bëjë të tjerët që të ndihen mirë në praninë tuaj. Disa nuk mund të bëjnë dot pa ty, prandaj do tërhiqeni nga kjo shenjë zjarri.

Shëndeti – Të lodhur, por të lumtur. Keni nevojë për pak relaks dhe fokusim për veten tuaj.

Karriera – Duhet ta pranosh, puna po të mbyt! Saturni kërkon shumë nga ju dhe do ia dilni që të arrini cdo gjë që ju kërkohet. Ju nuk e toleroni dot faktin e të qenit i/e dobët!

 

VIRGJËRESHA

Të dashuruarit –  Jeni më perfeksionist se kurrë. Tendenca për ti kushtuar vëmendje detajeve mund të acarojë partnerin/partneren tuaj. Mundohuni të dhuroni sa më shumë buzëqeshje pasi jeta është e bukur.

Beqarët – Jeni ende të frikësuar për tu takuar me dikë që keni flirtuar në rrjete sociale. Do donit ta kishit njohur në realitet para se të nisnit flirtminin. Ju nuk doni ta takoni dhe do tu jepni përshtypjen se kërkoni vetëm pak argëtim.

Shëndeti – Keni nevojë për pak pushim, por ju duket e pamundur që të qëndroni dhe 5 minuta pushim në këto ditë.

Karriera – Do të përjetoni stres. Dëgjoni këshillat e njerëzve rreth juash për të identifikuar prioritetet tuaja reale në fushën ku jeni futur.

PESHORJA

Të dashuruarit – Ju do bëni një aktivitet lidhur me artin dhe partnerin/partneren tuaj. Jeni shumë të afërt, si psikologjikisht, ashtu dhe sensualisht. Keni një ndjenjë fantazie  në marrëdhënie, qoftë në biseda apo në dhomën e gjumit.

Beqarët – Nëse doni të keni sukses në marrëdhënien e re, mos jini impulsive!

Shëndeti – Hani ushqim të shëndetshëm dhe bëni disa ushtrime.

Karriera – Puna juaj mund të kërkojë që të organizoni axhendat e njerëzve të tjerë dhe të veproni si një shitës/shitëse.

AKREPI

Të dashuruarit – Keni lënë pak pas dore dashurinë dhe si rezultat janë përkulur dhe petalet. Është koha që ti jepni vëmendje partnerit/partneses suaj. Do të arrini të gjeni metoda për të përmirësuar lidhjen tuaj pasi jeni të bindur se aty ku ka vullnet, ka dhe zgjidhje.

Beqarët – Jeni lodhur nga jeta e beqarisë dhe keni nevojë për ndryshim. Po provoni të bindni veten se jeni të lumtur kështu, por nuk do ia dilni. Harroni klubet e natës pasi dashuria juaj nuk është aty.

Shëndeti –  Vendimi për të ngrënë ushqime organike dhe të freskëta do ndikojë për mirë në mendjen dhe trupin tuaj.

Karriera – Nuk do keni kohë as të merrni frymë. Do të ndihet presioni në punë, por ju jeni të vendosur që asgjë nuk do jua ndryshojë humorin.

SHIGJETARI

Të dashuruarit – Cifti juaj është për tu patur zili. Keni harmoni, dashamirësi dhe nuk i jepni aspak vëmendje xhelozisë pasi jeni shumë të lumtur.

Beqarët – Po zbulon territore të reja dhe njerëz të rinj. Do të kënaqeni nga cdo gjë pasi risia do ju ndryshojë disi jetën. Nëse do shkoni në një vend të panjohur, padyshim që do njihni dikë që ju përshtatet më së miri.

Shëndeti – Keni shpirt të gjallë sa të gjithë do ju kenë zili. Mbani këtë formë sepse jeni në rrugën e duhur.

Karriera – Marsi ju ofron të gjithë energjinë e nevojshme për të përballuar cdo gjë. Frika do mungojë në ditën tuaj.

BRICJAPI

Të dashuruarit – Nuk është e lehtë ta pranosh, por marrëdhënia juaj po kalon një krizë të vërtetë. Ju dhe partneri/partnerja do kuptoni se jeni të ndryshëm pasi asgjë nuk ju duket e zakontë. Rregulloni situatën para se të jetë vonë.

Beqarët – Takimi i ri do rezultojë zhgënjyes. Mos kini frikë ti tregoni hapur se nuk i besoni gënjeshtrave dhe ta largoni përfundimisht nga jeta juaj.

Shëndeti – Kujdesuni më mirë për veten sepse nuk jeni aq të pamposhtur sa mendoni.

Karriera – Ju po punoni shumë për të shpëtuar nga realiteti dhe për të mbajtur në kontroll emocionet tuaja. Nivelet e produktivitetit tuaj do jenë mbresëlënëse këtë të mërkurë!

UJORI

Të dashuruarit – E keni menaxhuar mjaft mirë kohën për tu takuar me gjysmën tuaj. Më në fund do të diskutoni për një fëmijë, por nuk do merrni një hap përfundimtar.

Beqarët – Asnjë e re. I dalloni njerëzit që flirtojnë me ju, por nuk dëshironi të ndryshoni stilin e jetesës.

Shëndeti – Mund të vuani nga pagjumësia. Energjia juaj do të mbytet nga nervozizmi.

Karriera – Ju do të bëni disa trajnime për të marrë përsipër disa përgjegjësi menaxhimi. Pavarësisht nivelit të stresit, jeni në rrugën e duhur.

PESHQIT

Të dashuruarit – Keni plot fjalë suprizuese për partnerin/partneren tuaj duke u bazuar tek pamja dhe inteligjenca e tyre. Kohët e fundit keni harruar rëndësinë e fjalëve “Të dua”, të cilat do jua kujtojë treshja Hënë-Jupiter-Venus.

Beqarët – Keni pak shanse që të qëndroni të vetmuar. Ju ia keni vënë syrin dikujt dhe shanset për të ndezur dashurinë janë shumë të mëdha. Shumë shpejt buzëqeshja do vihet re në fytyrën tuaj.

Shëndeti – Jupiteri po ju kujton që të ruani energjitë për më vonë. Do të keni nevojë për të gjatë mbrëmjes.

Karriera – Hëna po ju ndihmon që të besoni në aftësitë tuaja, prandaj jeta profesionale do të marrë një kthesë të mirë.

/Ora News.tv/