Horoskopi për ditën e nesërme, 25 janar 2019

 

DASHI

Të dashuruarit –  Do jetë një ditë më tolerante. Komunikimi do t’ju ndihmojë që të zhvilloni projektet të cilat do ju sjellin më shumë nga sa kishit imagjinuar. Do të planifikoni një darkë të bukur me qirinj për të krijuar atmosferën e fundjavës.

Beqarët – Beqaria ju përshtatet dhe ndiheni shumë rehat.

Shëndeti – Jeni në gjendje të mirë psikologjike dhe trupi juaj ndihet shumë mirë.

Karriera – Mos iu shmangni përgjegjësive. Ju mund të bëni një udhëtim që e keni menduar prej kohësh.

DEMI

Të dashuruarit – Keni problem me partnerin/partneren. Po merrni refuzime duke nisur nga marrëdhënia seksuale, puthjet apo përqafimet.

Beqarët –  Nuk është dita ideale për bërë një takim. Dikush të do thjesht për marrëdhënie seksuale, ndërsa dikush tjetër është i/e dëshpëruar për një partner/partnere. Mos humbni kohë, largohuni.

Shëndeti – Do ndiheni pak të lënduar. Nuk ka të bëjë me gjumin, por trupi po mundohet t’ju tregojë se ka nevojë për pushim.

Karriera – Mund të keni pak problem ekonomike, por asgjë për tu shqetësuar. 

BINJAKËT

Të dashuruarit – Mund të ulet pak epshi, por kjo nuk do të thotë se ka probleme në jetën tuaj intime.

Beqarët – Jeni të pasigurt nëse doni një marrëdhënie të përkushtuar apo liri për të flirtuar. Ky hezitim mund të shkaktojë probleme në jetën tuaj sentimentale. Mos dyshoni tek fuqitë e joshjes.

Shëndeti – Mes stresit dhe festës, ju duhet të ngadalësoni ritmin dhe të qetësoheni pak në fundjavë.

Karriera – Marrëdhëniet pozitive me kolegët janë një motivim i mirë dhe pozicioni juaj aktual është i kënaqshëm. Ju do të ecni para me pak përpjekje.

GAFORRJA

Të dashuruarit – Do harrosh të gjitha dyshimet për ti treguar partnerit/partneres se keni besim të plotë. Ju nuk doni të hidhni poshtë të gjitha për një zënkë pa kuptim.

Beqarët – Jeta jote po merr drejtimin e duhur. Duhet të falenderoni yjet pasi shumë shpejt do marrë fund beqaria. Zemra jote do ngrohet dhe personi që i keni vënë syrin është i gatshëm për ju. Ose tani, ose kurrë!

Shëndeti – Joga ose meditimi do jenë mënyra ideale për të larguar stresin tuaj.

Karriera – Po përpiqeni që të jeni më të mirët në punë dhe nuk do ndaleni në suksesin e karrierës suaj. Shefi/shefja juaj është i/e kënaqur nga përpjekjet tuaja.

LUANI

Të dashuruarit – Një plan i rastësishëm do ju largojë nga rutina dhe do ndikojë për mirë në marrëdhënien tuaj.

Beqarët – Jupiteri dhe Venusi po mundohen të planifikojnë një takim që të ndryshojë jetën tuaj. Kjo ditë mund të jetë idealja për t’ju prezantuar gjysmën tjetër.

Shëndeti – Nëse po merrni një trajtim, kujdesuni dhe shikoni nëse keni nevojë të merrni një dozë tjetër.

Karriera – Do jetë ditë produktive që do nxjerrë rezultate pozitive për ju dhe do të ndiheni shumë rehat në punë.

 

VIRGJËRESHA

Të dashuruarit – Do të shprehni ndjenjat e tua dhe do ti tregoni partnerit/partneres sa rëndësi ka për ju.

Beqarët – Ju nuk doni të kaloni vetëm fundjavën, prandaj do shpenzoni gjithë kohën e lirë në aplikacionet e takimeve në internet. Do të kënaqeni vetëm duke folur virtualisht, por nuk do keni ndonjë takim konkret.

Shëndeti – Pas një jave të lodhshme, do gjeni mënyrën për tu relaksuar.

Karriera – Mendimi pozitiv është gjithmonë plus, por nuk mund të zgjidhë gjitha problemet. Është koha për të treguar se aftësish keni në punë.

PESHORJA

Të dashuruarit – Gjërat po qetësohen dhe keni harmoni në cift. Ju po mendoni ta kaloni lidhjen në një tjetër nivel si dëshira për tu martuar ose për fëmijë. Mos hiqni dorë nga projektet e rëndësishme për të ardhmen e marrëdhënies suaj.

Beqarët – Mund t’ju kërkohet angazhim për një lidhje serioze, ideja e së cilës ju frikëson. Kujdesuni që të qartësoni mendimet dhe të mos gaboni.

Shëndeti – Jeni në gjendje të mirë, por pak ushtrime ose not nuk do ju bënte keq.

Karriera – Do vëreni se përpjekjet e tua po vlerësoni dhe kontrata që keni pritur prej kohësh është në rrugën e duhur.

AKREPI

Të dashuruarit – Do ti jepni mundësi lidhjes që të mos marrë fund. Kjo do jetë lufta e fundit për të kuptuar nëse marrëdhënia funksionon.

Beqarët – Jeni lodhur nga beqaria dhe jeni gati për flirtim, prandaj guxoni të joshni pasi është dita e duhur.

Shëndeti – Miqtë dhe të afërmit do thonë se mosha juaj nuk është ajo që tregoni. Mos u shqetësoni pasi ndiheni të rinj në zemër dhe kjo tregohet në pjesën e jashtme.

Karriera – Besoni se gjithcka ndodh për një arsye, prandaj do të ketë gjëra të mëdha në rrugën tuaj.

SHIGJETARI

Të dashuruarit – Ju do kaloni një ditë të bukur me gjysmën e zemrës suaj. Pak sensualitet do ndezë atmosferën.

Beqarët – Dikush ju do, kjo është e sigurtë. Do të keni takime, por nuk jeni gati për të bërë një zgjedhje. Është mirë të hapni sytë që të shihni si janë gjërat me të vërtetë.

Shëndeti – Do të njoftoheni për fuqinë dhe vlerat tuaja, të cilat do ju bëjnë të ndiheni më të fortë.

Karriera – Mos e ndryshoni stilin e jetës suaj, ndonëse është situatë e tensionuar. Bëni kujdes.

BRICJAPI

Të dashuruarit – Ju nuk mund të jeni më të lumtur se tani. Ju dhe gjysma juaj jeni të pandashëm dhe një project i ri do stimulojë ndjenjat tuaja. Më në fund do arrini të realizoni ëndrrën që e keni patur prej kohësh.

Beqarët – Ju po shijoni kohën me një njeri, por nuk e kuptoni. Shumë shpejt do kuptoni ndjenjat e vërteta të dashurisë duke harruar miqësinë.

Shëndeti – Mund të keni sy të kuq dhe të fryrë gjatë ditës. Do sugjerohej një takim për të parë nëse jeni alergjik.

Karriera – Keni plot ide dhe jeni gati t’i vini në zbatim. Mund të surprizoheni nga një ofertë interesante. Prano udhëheqjen e një projekti pasi do fitoni shumë në këtë fushë.

UJORI

Të dashuruarit – Gjërat po shkojnë mirë në marrëdhënien tuaj. Parnteri/partnerja juaj mund t’ju kritikojë pak, por mos u shqetësoni pasi ndjenjat nuk do ndryshojnë.

Beqarët – Ju do keni takime dhe keni shansin që të pëlqeni dikë simpatik. Dashuria mund të vijë papritmas, por nuk do zgjasë.

Shëndeti – Stresi mund t’ju shkaktojë pagjumësi.

Karriera – Jeni të kënaqur nga evoluimi i karrierës pasi kolegët po ju vlerësojnë. Detyra juaj e rradhës mund të kërkojë që të drejtoni një fushë të caktuar.

PESHQIT

Të dashuruarit – Mbase nuk do bini dakord për cdo gjë, prandaj mund të përfundoni në një debat. Por gjithcka do përfundojë pasi shpirti juaj luftarak do i japë fund zënkës me një argument të mirë. 

Beqarët – Po shqetësoheni për të ardhmen tuaj dhe mund të nxitoni për të patur një marrëdhënie të re. Kini kujdes se mund të përfundoni në gjendje të dëshpëruar më vonë.

Shëndeti – Keni shumë energji dhe po e shfrytëzoni në mënyrë të mirë.

Karriera – Jeni të heshtur dhe nuk është mirë të vazhdoni kështu. Merrni një kafe, fitoni energji dhe jepni maksimumin në punë!

/Ora News.tv/