Horoskopi për ditën e nesërme, 31 janar 2019

DASHI
Të dashuruarit – Nëse partneri/partnerja juaj është i/e urtë, do gëzohet pasi do jetë në gjendje të të llogarisë si një person që mund të bëni menaxhimin e shtëpisë. Nëse është i/e pavarur, mund të të fajësojë shumë shpejt për shpenzimet e tepërta.
Beqarët – Sot jeni më surprizues/e se kurrë. Nuk do prisni për hapin e parë të personit që pëlqeni pasi jeni gati ta ndërmerrni vetë rrezikun. Do bëni cdo gjë për ta joshur!
Shëndeti – Jeni në formë dhe kjo është e dukshme.
Karriera – Nëse menaxhoni një ekip, do jeni shumë efikas pasi do respektoni punën e secilit dhe do vlerësoni me mencuri. Nëse nuk jeni menaxher/e do veproni si i tillë dhe kjo gjë nuk do i pëlqejë aspak kolegëve.
DEMI
Të dashuruarit – Pasioni do jetë pjesë e menusë suaj. Do e keni të lehtë të shprehni ndjenjat tuaja dhe gjithcka do kërkoni nga partneri/partnerja është t’ua kthejë në këmbim.
Beqarët – Mund të jetë koha për të nisur kërkimet për dashurinë. Rruga e lumturisë nuk do ju shfaqet si me magji, prnadaj pranoni oferta për të dalë dhe për të takuar njerëz të rinj.
Shëndeti – Jeni shumë të ndjeshëm ndaj motit të ftohtë. Vishuni trashë që të mos vuani pasojat më vonë.
Karriera – Jeni shumë i përkryer dhe mund të jeni shumë shef/e në ditët tuaja më të mira. Kini kujdes nga argumentet me kolegët ose eprorët. Punoni me aftësitë e komunikimit në vendin e punës.
BINJAKËT
Të dashuruarit – Mund të keni frikë nga tradhtia. Me pak dialog mund ti jepni fund dyshimeve tuaja. Gjithcka do vërtetohet dhe romantizmi do shihet sërish në dhomën e gjumit.
Beqarët – Ndjeni mungesë besimi. Një marrëdhënie e mëparshme ju ka lënë disa mendime në kokë dhe nuk do jeni gati për një lidhje të re derisa ta harroni të kaluarën.
Shëndeti – Do mendoni për mënyrat për të kthyer energjinë tuaj, përfshirë meditimet.
Karriera – Jeni e lumtur me zgjedhjen tuaj. Jeni në një rrugë të re karriere, por mund të hasni frikë. Pavarësisht dyshimeve, do gjeni teknikat e duhura për të patur sukses.
GAFORRJA
Të dashuruarit – Marsi ka hyrë në shenjën tuaj dhe do ta bëjë marrëdhënien më të fortë se kurrë.
Beqarët – Bukuria natyrale do ju japë shans për të patur sukses në cdo takim që do keni sot. Një person i rëndësishëm do hyjë në jetën tuaj, por duhet ti rezistoni pasionit për të mos fjetur me ta që në takimin e parë.
Shëndeti – Keni mbajtur një dietë dhe po ndjeni që ju kanë rënë disa kilogramë. Merreni këtë si një shenjë paralajmëruese…
Karriera – Suksesi është i garantuar pasi mund ta bënin punën tuaj me sy mbyllur.
LUANI
Të dashuruarit – Partneri/partnerja juaj do jetë i lumtur kur të shohë se jeni në humor dhe në formë. Lumturia juaj do pasqyrohet tek buzëqeshja, sytë dhe veprimet tuaja.
Beqarët – Nuk është koha për të pritur, bëni hapin e parë. Ndjeni vetëbesim, prandaj do ia dilni që të keni një bisedë dhe takim të këndshëm me personin që po flirtoni.
Shëndeti – Do të ndjeni lodhje fizike, por do jeni shumë të lumtur.
Karriera – Ju shkëlqeni! Më në fund do merrni kontratën që keni ëndërruar prej kohësh.
VIRGJËRESHA
Të dashuruarit – Do provoni gjithë fuqinë tuaj për të lumturuar gjysmën tuaj, por asnjë nuk do jetë mjaftueshëm. Ata janë të mërzitur, por nuk do ju tregojnë arsyen. Thjesht qëndrojini afër pasi ka nevojë për ju.
Beqarët – Do të përballeni me një pyetje që do ju duket sikur ka lidhje me paratë, por jo! Gjithsesi përgjigja juaj do surprizojë personin me të cilin po flirtoni.
Shëndeti – Mund të keni pak shqetësime tek nyjet dhe ligamentet tuaja për shkak të ushtrimeve, por asgjë për tu shqetësuar.
Karriera – Ju dhe kolegët tuaj flisni shumë, por punoni pak. Duhet të punoni më shumë dhe të mos humbisni kohë.
PESHORJA
Të dashuruarit – Gjërat po përmirësohen. Ju do të duroni njëri-tjetrin në biseda dhe do rikthehet ndjenja e dashurisë. Mundohuni të ruani autoritetin me anë të vendimeve tuaja, në të kundërt partneri/partnerja mund t’ju bëjë të ndryshoni disa gjëra.
Beqarët – Është koha për të rifituar vetëbesimin dhe për të përdorur gjithcka keni mësuar nga lidhja e kaluar.
Shëndeti – Keni nevojë për qetësi. Provoni meditimin para se të flini gjumë.
Karriera – Jud he kolegët tuaj jeni shumë të motivuar, prandaj do ia dilni mbanë. Karriera juaj po merr një kthesë për mirë.
AKREPI
Të dashuruarit – Mos iu nënshtroni efekteve rutinë dhe monotonisë. Duhet të bëni dicka të re që të ndizni zjarrin në dhomën e gjumit.
Beqarët – Aftësitë tuaja të joshjes nuk njohin kufij, prandaj shanset për të kaluar natën vetëm do jenë të pakta. Jeta juaj sentimentale po ndryshon…
Shëndeti – Ju shkoni nga njëri ekstrem tek tjetri! Ditët e kaluara keni qenë të lodhur, por këtë ditë do jeni më energjikë se kurrë.
Karriera – Presioni në punë nuk është larguar ende. Fatmirësisht do keni një dorë që t’ju ndihmojë që t’ia dilni.
SHIGJETARI
Të dashuruarit – Do jetë një ditë e mrekullueshme! Ju dhe partneri/partnerja do të ndiheni të lumtur dhe nuk do mungojë pak dashuri e cmendur në dhomën e gjumit.
Beqarët – Tregoni veten. Dilni, shëtisni, takoni njerëz dhe nëse është shumë ftohtë. Buzëqeshja juaj do ju sjellë shumë buzëqeshje.
Shëndeti – Nuk mund të jeni më mirë se kaq.
Karriera – Do flisni për projektet tuaja, të cilat do tregojnë se keni ide gjeniale. Puna në ekip do jetë një sukses i madh.
BRICJAPI
Të dashuruarit – Fakti që gjysma tjetër e di cfarë pritet nga ju, nuk është gjithmonë në avantazhin tuaj. Do kërkoni mënyra për të ndryshuar rutinën, por sërisht do kaloni një ditë të zakonshme. Pavarësisht kësaj, ata do ju duan.
Beqarët – Nuk do ta besoni se keni gjetur të duhurin/duhurën! Sinqeriteti i tyre do ju befasojë dhe do ndikojë për mirë në jetën tuaj sentimentale.
Shëndeti – Jeni të dëshpëruar për një pushim. Lodhjen tuaj nuk do e largojnë as vitaminat.
Karriera – Jeni përgjegjës për suksesin tuaj. Mos kini frikë të tregoni mendimin që keni pasi nuk do dështoni.
UJORI
Të dashuruarit – Disa projekte të përbashkëta do ju afrojnë me njëri-tjetrin dhe do zbutë ftohtësinë që keni patur para disa ditësh.
Beqarët – Yjet do ju bëjnë tërheqës, por nuk do arrini të joshni atë që doni. Jini të qartë për qëllimet tuaja.
Shëndeti – Do keni energji për të kaluar një ditë të bukur dhe një mbrëmje të shkëlqyer.
Karriera – Jini të kujdesshëm sepse njerëzit janë xhelozë për pozitën tuaj.
PESHQIT
Të dashuruarit – Ish-i jua ka thyer zemrën, por kjo nuk është arsye për të justifikuar debatet e tanishme. Partneri/partnerja juaj bën shumë për ju, por e keni të vështirë ta besoni. Ka ardhur koha që të kuptoni se sa vlerë ka për ju.
Beqarët – Ju rrallë mendoni para se të flisni dhe kjo shumë shpejt do ju shkatërrojë cdo gjë që keni tani. Bëni mirë që të punoni me këtë gjë!
Shëndeti – Cokollatat dhe ëmbëlsirat mund t’ju japin energji, por më vonë do ndiheni sërish të lodhur.
Karriera – Jeni mërzitur nga takimet dhe shpresoni se do keni disa ndryshime për mirë në karrierën tuaj.
/Ora News.tv/