Horoskopi për ditën e nesërme, 6 shkurt 2019

 

DASHI

Bashkëpunimi ju merr kohë dhe ka ndërlikimet e veta, por patjetër që do të krijojë një mjedis më të mirë për ju dhe njerëzit që ju rrethojnë. Hyni në çdo diskutim dhe qëndroni aty gjithë sy e veshë, nëse dëgjoni atë që njerëzit e tjerë kanë për të thënë, ju do të inkurajoni ata që të flasin me ndershmëri. Asnjëherë nuk ju ka ndodhur që t’i përdorni njerëzit e tjerë në avantazhin tuaj, edhe pse nuk mund të thuhet e njëjta gjë për disa njerëz në rrethin tuaj. Jini të vetëdijshëm për këtë fakt para se të pranoni gjithçka në vlerë nominale.

DEMI

Do të ngriheni në anën e djathtë të shtratit! Do të jeni kaq të mbushur me energji sa që mund të shkaktoni dëme nëse nuk planifikoni me kujdes se ku do të shkoni. Ju keni zhvilluar gjithnjë tjetër kuptim për një situatë të caktuar dhe këtë ditë do të jeni në gjendje të kanalizoni energjinë tuaj për ta adresuar atë në mënyrë më efektive se kurrë më parë. Përdorni të gjithë energjinë tuaj për të shpërndarë një “bombë” në grupin tuaj shoqëror.

BINJAKËT

Nëse ndiheni sikur jeni duke punuar me ritëm shumë të shpejtë, mos u bëni merak se nuk është faji juaj. Energjitë që po ju mbajnë mbrapa do të ndikojnë që të mos keni ndonjë proges të madh. Kjo ndoshta nuk është një surprizë për ju, dhe nuk duhet të ndiheni fajtor nëse nuk jeni kujdesur për të ecur më para.

GAFORRJA

Ju mund të përdorni gjuhën për të “ngatërruar” atë që ju me të vërtetë nënkuptoni (por keni frikë shumë për ta thënë), ose thjesht mund ta thoni hapur atë që doni. Zgjedhja është e juaja, por do të ishte një turp të humbisni aftësitë tuaja të shkëlqyera verbale duke shkaktuar keqkomunikim. Bisedoni me njerëzit në një mënyrë që do të kuptojnë mendimin tuaj. Mos kini frikë të tregoni të vërtetën, dhe mos e zhgënjeni gjuhën tuaj për gjëra të panevojshme.

LUANI

Vetëm për shkak se e dini se nuk mund të zgjidhni plotësisht problemet e dikujt tjetër nuk do të thotë që ju nuk duhet të përpiqeni së paku ta ndihmoni atë. Nëse dëgjoni hallet e një shoku ose të afërmi dhe po ti jepni disa këshilla mund ta cojë atë njeri në rrugën e duhur. Ndër të tjera, nëse jeni atje për dikë tjetër do të provoni se mund të jeni mbështetje për dikë dhe kjo do t’ju japë një shans për të patur energji dhe marrëdhënie të mirë me të tjerët, gjë që është shumë e rëndësishme.

VIRGJËRESHA

Dikush jashtë rrethit tënd shoqëror po përdor disa lajka për t’i bërë njerëzit që të përkulen në vullnetin e tij/saj. Por kjo taktikë nuk do të funksionojë për ju dhe këtë e dini mirë. Pra, shikoni për disa mashtrime të një lloji tjetër, dhe përdorni mendimin tuaj kritik nëse diçka duket shumë e mirë për të qenë e vërtetë. Jepini kohë dhe sigurohuni që të dini se çfarë është e vërtetë. Ju nuk jeni duke gënjyer, por definitivisht nuk u është thënë e gjithë e vërteta.

PESHORJA

Gjendja juaj sentimentale është më mirë se kurrë dhe ju do të shihni hijeshi e ëmbëlsi tek partneri/partnerja juaj. Nga njëra anë, kjo do t’ju japë gjendje të mirë emocionale dhe do shihni gjithcka e cdo njeri si dicka të këndshme e të bukur. Por nga ana tjetër, ky qëndrim mund t’ju bëjë të humbasësh disa gjëra të rëndësishme. Rezistoni duke bërë aleanca formale me njerëzit derisa ana juaj kritike të funksionojë përsëri.

AKREPI

Ju normalisht e dini saktësisht se çfarë doni në jetë dhe sa e doni atë, një cilësi që shumë njerëz admirojnë. Por tani, mendja juaj është e hapur për mundësi kontradiktore. Dhe në vend që t’ju  konfuzojnë ose irritojnë, këto ide janë intriguese për ju. Ndiqni ata dhe hetoni çfarëdo që ju duket interesante në këtë moment.

SHIGJETARI

Imagjinata juaj është gati për pak frymëzim, kështu që arti dhe muzika do të jeni gati për ju. Edhe tabelat dhe reklamat televizive mund të marrin vëmendjen tuaj dhe t’ju tregojnë mënyra të reja të të menduarit rreth gjërave. Pikëpamja juaj është e sofistikuar, por ju ende keni shumë më tepër për të mësuar se si njerëzit mund të perceptojnë dhe shprehin veten në mënyra të ndryshme. Merrni pjesë në një koncert nëse është e mundur, ose thjesht vendosni në kufjet tuaja dhe gëzoni një CD të ri.

BRICJAPI

Sigurisht që nuk ka krim në jetën tuaj, pasi keni bërë diçka për të cilën jeni krenarë, keni të drejtë të zbuloni arritjet tuaja. Plus, të prekni veten me ledhatim në kurriz është një ndjenjë e mirë. Por, duke bërë njoftimet rreth kohës së bonusit, do të merrni rezultate më dramatike sesa një e email i përditshëm ku ju thuhet “mendoni se çfarë keni bërë sot”.

UJORI

Është cështje maturie nëse arrini të jeni mendjehapur për të bërë gjëra të ndryshme; megjithatë, në një pikë të caktuar në çdo proces vendimmarrës, ju duhet të zgjidhni vetëm një mënyrë. Mos kini frikë se duke zgjedhur një rrugë ju do të rrezikoni gjithë të tjerët. Bëni disa zgjedhje të rëndësishme dhe kujtoni se nuk ekziston ‘e drejta’ ose ‘e gabuara’ në këtë rast. Është vetëm një moment për të kuptuar se çfarë është ‘e drejtë’ për ju. Njerëzit do të respektojnë vendimin tuaj.

PESHQIT

A keni gatuar ndonjëherë diçka që të dalë më pak e shijshme se sa prisnit? Ju keni pasur të gjithë përbërësit dhe keni bërë gjithçka sipas recetës, por ka një kleckë tjetër. Në një situatë në grup, do të përjetoni të njëjtën gjë. Dhe problemi qëndron në cilësinë e përbërësve tuaj. Nuk është se mungon dicka, elementet janë të gjitha, por një (ose ndoshta dy) prej tyre nuk është mjaft e shijshme.

/Ora News.tv/