Horoskopi për ditën e nesërme, 8 shkurt 2019

 

DASHI 

Kur e humbët qëndrimin e famshëm që kishit se mund të bëni cdo gjë të mundur? Sot ju duhet të përpiqeni të nxisni vetëbesimin, kështu që rrini pranë miqve që ju inkurajojnë. Ata do t’ju lejojnë të mbështeteni tek ata tani, sidomos pas të gjithave që keni bërë për ta. Mendoni pozitivisht sepse ju mundeni! Aftësitë tuaja nuk janë pakësuar, por ju duhet pak vetëbesim. Lajm i mirë është se do ia dilni mbanë të rikujtoni vlerat që keni.

DEMI

Mbeturinat e një personi janë thesari i një personi tjetër, gjithçka varet nga pikëpamja juaj. Pra, nëse do keni diskutim sot, përpiquni ti shihni gjërat nga një perspektivë tjetër. Ju jeni mjaft të sigurt në pikëpamjen tuaj për të zbuluar idenë që ju keni në mendje. Dhe prezantimi i vetes në një mënyrë të re të të menduarit është një gjë e shëndetshme dhe e zgjuar. Plus, do t’ju bëjë të ndiheni shumë më mirë për veten tuaj.

BINJAKËT

Në çdo lloj procesi vendimmarrës sot, nga vendi për të ngrënë deri tek pagesa e faturës, duhet të bini në konsensus! Do lejoni personat që kanë rëndësi për ju që të ndikojnë pozitivisht në marrëdhëniet tuaja dhe gjithashtu do t’ju ndihmojnë të zbuloni ide të reja dhe plane veprimi që nuk i keni menduar më parë. Nuk ka dyshim se një përpjekje në grup është më e mira tani, pa marrë parasysh sa i madhe apo sa i vogël mund të jetë ai grup.

GAFORRJA

Kushtojini vëmendje të veçantë kufirit midis jetës suaj shtëpiake dhe asaj profesionale. Është më e rëndësishme se kurrë që të mbani një problem që keni në punë larg jetës personale. Ekziston një rrezik që një marrëdhënie e thelluar me një koleg mund të ketë ndikim të panevojshëm mbi një vendim personal. Kini kujdes, ky mund të jetë një problem.

LUANI

Megjithëse respekti për veten po rritet, mund të jetë më i ngadaltë se sa do të donit. Por ka diçka për të thënë rreth fitimit të besimit me një ritëm më të ngadalshëm, ju bën më të vetëdijshëm për hapat e rëndësishëm që po merrni. Një ndryshim i madh që po prisni, mund të mos jetë aq i kënaqshëm. Mos u shqetësoni dhe qëndroni të qetë pasi po shkoni në drejtimin e duhur, ndonëse nuk keni arritur suksesin që kërkoni.

VIRGJËRESHA

Ju e keni ditur gjithmonë se puna e vështirë paguhet, dhe edhe nëse nuk shihni shumë fakte rreth kësaj sot, vazhdon të mbetet e vërtetë. Dikush do të marrë shumë vëmendje pozitive të pamerituar sot, ndërkohë që ju nuk jeni duke marrë vlerësimin që meritoni. Në vend që ta marrësh personale, puno për të mposhtur konkurrencën që ndjen. Njerëzit të cilët nuk kanë punuar për shpërblimet e tyre do të marrin ëmbëlsirat e tyre, ndonëse  ju do ju duken të padrejta. Kritikimi i tyre ose vërejtja ndaj dembelzimit të tyre nuk do ju japë asgjë vecse do ju bëjë të dukeni mendjengushtë.

PESHORJA

Kujdesuni kur bëhet fjalë për marrjen e kafesë, sepse keni aq energji sa ju nevojitet! Energjia e tepërt mund të shtojë stresin në ditën tuaj, kështu që thjesht lëreni ditën të shpaloset para jush. Do t’ju ofrohen disa mistere dhe disa aventura të vogla. Ju do të keni shumë kënaqësi të zbuloni se çfarë qëndron rreth çdo cepi dhe energjia juaj do të jetë një shtesë e mirëpritur për çdo mbledhje shoqërore.

AKREPI

Aftësia juaj për të mbajtur kokën lart në mes të një kaosi është një nga tiparet më të vlefshme që keni dhe do ju vijë në ndihmë në një situatë që shumë pak njerëz do të kuptojnë se si të trajtohen. Shkathtësia juaj ka një mënyrë për të prerë përmes melodramës dhe për të gjetur të vërtetën për çdo çështje. Pra, kur temperaturat fillojnë të ndizen ose njerëzit fillojnë të stresohen sot, ju do ti qetësoni.

SHIGJETARI

A është dëshira juaj për të kursyer para duke ju sjellë një jetë të mirë sociale? Paratë kanë për qëllim të shpenzohen si dhe të kursehen, kështu që shkundni disa nga paratë e ruajtura dhe zbavituni. Ju mund të jeni të mençur në lidhje me mënyrën se si i përdorni paratë tuaja shkaktuar krizë ekonomike. Fokusimi i tepruar në para nuk është gjë e mirë. Ashtu si në të gjitha gjërat, jeta juaj financiare duhet të jetë e balancuar.

BRICJAPI

Një mëngjes i bukur dhe i qetë mund të evoluojë në një pasdite shumë aktive dhe një mbrëmje plot tension. Shanset për një gjumë të mirë të natës janë të pakta. Ju ndoshta e dini se kush do të jetë përgjegjës për shkaktimin e “dramës”. Ky person është duke bërë disa ngatërresa dhe po ju sjell disa ndryshime të mëdha në jetën tuaj por për mirë. Këto ndryshime do të jenë shumë pozitive për ju dhe njerëzit tuaj! Pra, si doni të festoni?

UJORI

Zërat që pëshpëriten me qetësi në veshin tuaj, jo ato që bërtasin  janë zërat që do të dëgjoni më qartë sot. Shmangni njerëzit që janë të zhurmshëm dhe armiqësor, sepse ajo që ata kanë për të thënë definitivisht nuk ia vlen të dëgjohet. Në vend të kësaj, kushtojini vëmendje sendeve më të qeta dhe më delikate që po ndodhin. Ju do të keni mundësi të vini re shumë ide të reja dhe mund të gjeni edhe një mënyrë të re për t’u lidhur me një mik të vjetër.

PESHQIT

Në një takim në grup sot, të gjithë njerëzit tuaj mund të jenë të pranishëm, por do të ndjeni një mungesë. Është në interesin tuaj më të mirë të kuptoni se çfarë elementi ose burimi mungon, para se të lejoni gjërat të ecin përpara. Ndërsa të gjithë mund të jenë fizikisht atje, ndoshta janë diku tjetër me mendje. Pra bisedoni me çdo person për t’u siguruar që të gjithë e kanë mendjen në atë që po ndodh. Përndryshe, koha e çmuar mund të humbet.

/Ora News.tv/