Horoskopi për sot, ja çfarë ka rezervuar fati për ju

 

Loading poll ...

DASHI 

Të dashuruarit – Ju mund të neglizhoni partnerin/partneren tuaj për shkak të një pune apo takimi me miqtë tuaj. Kjo do ju kushtojë pak. Argumentet dhe justifikimet nuk do zgjidhin asgjë.

Beqarët -Ju keni pasion për një romancë të shkurtër dhe do ta realizoni. Ju doni të shihni vetëm anën që ju përshtatet, pjesa tjetër nuk ju intereson. Mund të habiteni kur të dali e kundërta e gjërave që keni pritur.

Shëndeti – Mos harroni të bëni pak pushim!

Karriera – Jeni para kohës dhe gjithcka mund të bëni është të paraqitni projektet tuaja. Do arrini atë që keni synuar prej kohësh.

 

DEMI

Të dashuruarit – Do harroni mosmarrëveshjet që keni patur me partnerin/partneren kohët e fundit. Do jetë dita ideale për të nisur sërish flirtimet me sy. Do kuptoni anën e ndritshme të jetës dhe do gëzoni biseda të mira me gjysmën tjetër.

Beqarët – Nuk do keni takim me ndonjë njeri interesant. Gjithsesi nuk jeni në humor për të rënë në dashuri. Jeni krejtësisht të lumtur në këtë moment. Një cift me biseda të pakuptimta nuk është në mendjen tuaj.

Shëndeti – Moti i ftohtë po fillon të mbizotërojë tek ju. Kujdesuni për fytin dhe sinuset dhe mundohuni të shmangni daljen në ambiente ku qarkullon virusi i gripit.

Karriera –  Atmosfera në vendin e punës është e tensionuar dhe konfuze. Disa kolegë tuaj mund të gënjejnë për ju. Jeni aq të nervozuar sa jeni gati të jepni dorëheqjen.

 

BINJAKËT

Të dashuruarit – Keni nevojë të harroni mendimet negative. Yjet ju ofrojnë një shans për të përmirësuar marrëdhënien tuaj. Një udhëtim i papritur do ju bëjë të ndiheni sërish adoleshent/e.

Beqarët – Ju do takoni njerëz të rinj dhe do të kaloni një ditë të lumtur. Fuqitë e joshjes do të ndizen dhe gjërat mund të përparojnë me një person të vecantë në jetën tuaj. Megjithatë jeni të frikësuar nga dështimi dhe kjo do ndikojë në sjelljen tuaj.

Shëndeti – Të bëni pak stërvitje jashtë do ju bëjë mirë. Do arrini të largoni stresin dhe të ndiheni të qetë.

Karriera –  Interaktiviteti me kolegët tuaj do ju japë një opinion pozitiv për të ardhmen. Puna juaj mund të kërkojë bashkëpunim, përshtatshëmëri dhe organizim ekipi. Eprorët tuaj e vlerësojnë kreativitetin.

 

GAFORRJA

Të dashuruarit – Dyshimet do shkaktojnë lëkundje në marrëdhënien tuaj. Partneri/partnerja juaj dyshon se po bëni gjëra të pista dhe do bëjë kontrolle në telefonin tuaj. Refuzimi do i bëjë gjërat më keq, prandaj zgjidhni të tregoni gjithcka keni.

Beqarët – Keni qenë të vetmuar për shumë kohë. Duhet të mësoheni me idenë që një rrugë ka dy anë dhe të përgatiteni për një person të ri. Nëse nuk jeni gati, mos prisni që situata të ndryshojë.

Shëndeti – Fatmirësisht, gëzoni shëndet të plotë!

Karriera – Ora po shkon prapa në punë dhe gjitchka mendoni është të paketoni gjërat dhe të bëni pak pushim.

 

LUANI

Të dashuruarit – Do keni vështirësi ekonomike, prnadaj bëni kujdes me shpenzimet dhe udhëtimet. Do keni debate në shtëpi për shkak të shpenzimit në gjëra të panevojshme.

Beqarët – Ju nuk jeni gati për flirtim pasi jeni fokusuar që të ngrini veten nga kriza e vështirësisë ekonomike.

Shëndeti – Do kaloni një ditë të lodhur, kështu që gjeni kohë për të pushuar sado pak.

Karriera – Edhe nëse nuk thoni asgjë, do të ndiheni të dobët. Do vihen re shenjat e lodhjes dhe nervozizmi.

 

VIRGJËRESHA

Të dashuruarit – Gjithcka keni nevojë është që të qetësoheni me partnerin/partneren tuaj. Nuk doni të keni debate, thjesht pak paqe dhe qetësi.

Beqarët – Do të harroni që kishit lënë një takim dhe nuk do shqetësoheni për të gjetur justifikim. Ai/ajo do mendojë se jeni shumë të zënë pasi nuk po i përgjigjeni mesazheve, por ju thjesht nuk jeni në humor për ti takuar.

Shëndeti – Do të përjetoni stres dhe dhimbje muskujsh. Kujdesuni për shpinën dhe qafën.

Karriera – Do të keni ngarkesë të madhe në punë. Cdo detyrë do ju duket po aq e rëndësishme sa e ardhmja prandaj do keni nivele të larta produktiviteti.

 

PESHORJA

Të dashuruarit – Do rifitoni ndjenjë e vetëbesimit dhe do përballeni me jetën me një qëndrim që partneri/partnerja juaj do e vlerësojë. Favorizohet komunikimi në marrëdhënien tuaj. Pak atmosferë festive do ndezë dëshirën mes jush.

Beqarët – Në vend që të kuptoni se përse po ju shkojnë keq marrëdhëniet, do të tërhiqeni nga emocionet. Yjet ju këshillojnë ti bëni gjërat me ngadalë pasi do arrini sukses.

Shëndeti – Do të bëni një aktivitet atletik për të kompensuar mungesën e gjumit.

Karriera – Gjithcka keni pritur është në rrugën e duhur. Mund të merrni një lajm të mirë për një kontratë të re. Atmosfera është e mirë për negociata dhe marrëdhënie të mirë mes kolegëve.

 

AKREPI

Të dashuruarit – Do të keni mosmarrëveshje. Ju prisni që partneri/partnerja të marrë vendime në emrin tuaj, por ata nuk po bëjnë asnjë veprim për këtë.

Beqarët – Keni mungesë të pasionit në marrëdhënien e re.

Shëndeti – I ftohti do ju bëjë që të lini një takim tek doktori.

Karriera – Po shijoni projektet e reja. Sa më e madhe të jetë sfida, aq më të mëdha do jenë sukseset tuaja prandaj mos u frikësoni.

 

SHIGJETARI

Të dashuruarit – Do jetë një ditë e vështirë për shkak të ndjeshmërisë së tepërt. Partneri/partnerja nuk do ketë shumë durim.

Beqarët – Do përpiqeni të gjeni kohën dhe fjalët e duhura. Në të vërtetë nuk do jeni të këndshëm pasi ndjeshmëria do ndikojë për keq. Për ta thënë ndryshe, sot nuk do të josheni nga askush.

Shëndeti – Do kaloni një ditë të mbushur me nerva, tension dhe dhimbje.

Karriera – Puna në skuadër nuk është idealja për ju sot. Kolegët do bezdisen nga ndjeshmëria juaj dhe do jenë të drejtpërdrejtë për ta thënë këtë.

 

BRICJAPI

Të dashuruarit – Mund të detyroheni për të bërë një bisedë serioze pasi po kaloni shumë kohë në punë. Ndarja dhe tradhtia nuk do jetë zgjidhja e duhur.

Beqarët – Jeni ende në kërkim të idealit.ideales. Nuk do keni një ditë me takime, ndonëse jeni të dëshpëruar për të gjetur gjysmën tjetër.

Shëndeti – Jeni mirë, por mos shmangni kujdesin.

Karriera –  Njerëzit flasin shumë, por veprojnë pak. Ju do merreni më shumë me punën dhe nuk do e harxhoni kohën tuaj.

 

UJORI

Të dashuruarit – Ju keni një marrëdhënie të mirë. Do shijoni momente të ëmbla dhe do kuptoheni shumë mirë me partnerin/partneren tuaj. Nuk do mungojnë dëshirat për të biseduar në dhomën e gjumit.

Beqarët – Do të keni situata qesharake pasi do takoni njerëz që janë e kundërta juaj.

Shëndeti – Dielli është në shenjën tuaj dhe do ju japë energji. Rrallë do ndiheni të lodhur.

Karriera – Jeni ende në kërkim për një punë që ju përshtatet.

 

PESHQIT

Të dashuruarit – Mund të prishni atmosferën duke injoruar parnterin/partneren dhe duke qëndruar në heshtje.

Beqarët – Do zgjidhni njerëz që nuk janë të duhurit. Do përfshiheni në një trekëndësh të ndërlikuar dashurie dhe gjithcka do merrni do jenë: lotët. Nëse i mbani shpresat në këtë romancë të pafilluar ende, do lëndoheni.

Shëndeti – Sjellja hiperaktive po fsheh ndjenjën e thellë të ankthit.

Karriera – Lëndimi i zemrës do sjellë produktivitet të ulët në punë. Kërkoni mënyra për ta bërë punën shpejt, por dështoni. Kini kujdes me marrëveshjet sepse do ju kërkojnë llogari.

/Ora News.tv/