ShowBizzz

Hotel Melia në Durrës vendi magji e pushimeve tuaja

Ambient i jashtëzakonshëm, komoditet fantastik dhe shërbime ekskluzive gjatë qëndrimit tuaj në bregdetin shqiptar, mund t’i gjeni vetëm në Hotel Melia në Durrës si një ndër hotelet më prestigjioze i cili do t’iu japë shije magjike pushimeve tuaja.

Vetëm 45 minuta nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, atmosfera relaksuese dhe mikpritëse e Hotel Melia në Durrës që ndodhet saktësisht përballë bregdetit, 25 km të Gjirit të Lazlit, ofron plotë 471 dhoma super luksoze me dizajn dhe komoditet mbreslënës, si dhe një gamë të gjerë shërbimesh për pushuesit dhe bizneset. Pamjet magjike nga terasat e dhomave do t’iu ofrojnë përjetime magjike përballë Adriatikut të kaltër e të pafund.

TS Poll - Loading poll ...

Hotel Melia, ofron një kombinim të pamposhtur relaksi dhe shërbimi të ngrënies pranë plazhit, i pasur me një menu të shkëlqyer nga Sheffi.

Në zonën ‘The Level’ të hotelit ju mund të provoni zona të privilegjuara me shërbimin më të mirë dhe të gjitha ato detaje të vogla që ndihmojnë për ta bërë përvojën tuaj superiore: dhoma ekskluzive, një sallë pritjeje me shërbim ushqimi dhe pije gjatë gjithë ditës dhe zona në natyrë për të pushuar dhe relaksuar si p.sh. Rooftop me pishinë Infinity.

Restorantet, ofrojnë një kuzhinë befasuese ndërkombëtare me ndikime mesdhetare me stacion gatimi dhe zona ku shërbehen pastat më të mira, sallatat, pjata me peshk dhe mish, si dhe perime të freskëta. Atmosferë elegante dhe e sofistikuar në zemër të hotelit që ofron pije të ndryshme, vendi i përsosur për t’u takuar me miqtë dhe familjen.

Kurse, zona Sports Bar Lounge & Terrace kombinon relaksimin dhe kohën e lirë ku transmeton ngjarje të mëdha sportive drejtpërdrejt në ekranet e gjeneratës së fundit, ose thjesht ju mund të luani një lojë bilardo ose shahu.

Hoteli Meliá Durrës ofron edhe një Qendër Konferencash 500 m2, e pajisur me teknologjinë më të fundit audio dhe imazhe.

Dhomat e ndryshme të takimeve janë përshtatur për t’i shërbyer çdo lloj takimi dhe për të pritur ngjarje moderne.

Në Hotel Melia Durrës ju mund te relaksoheni edhe në Spa me trajtime dhe masazhe superiore sipas zgjedhjes suaj.

Hotel Melia Durrës po ashtu është një vend ideal për familjet me një gamë të gjerë shërbimesh dhe lehtësish për ta: Klubi i brendshëm dhe i jashtëm i fëmijëve me pishinë për fëmijë dhe Splash Park, si dhe një Bar i mrekullueshëm për fëmijë në pishinë.

Përjetoni eksperienca fantastike në Hotel Melia Durrës.

ADDRESS : Plazhi San Pietro, Gjiri i Lalezit Durrës

CONTACT : +355 52 700 001

[email protected]

Check-in 15:00

Check-out 12:00 “