Humbi foshnjen e porsalindur gjatë betejës me kancerin, vdes edhe nëna

Një nënë e re, që vendosi të shtyjë trajtimin e kancerit për ti dhënë djalit të saj një shans për të jetuar, ka vdekur.
Brianna Rawlings vdiq më 29 dhjetor të vitit të kaluar pasi humbi betejën e saj me leuçeminë, një formë e rrallë dhe agresive e sëmundjes së gjakut.
Adoleshentja nga Colyton në Sydney vdiq pak ditë pas 19 vjetorit të lindjes.
Ajo ishte 17 muajshe shtatzënë kur u diagnostikua me sëmundjen.
Brianna u përball me vendimin për të përfunduar shtatzëninë, që do i rriste shanset për mbijetesë, ose do të mbante fëmijën por të mos merrte mjekim.
Nëna guximtare bëri zgjedhjen duke vënë jetën e fëmijës para jetës së saj dhe vonoi trajtimin, në këtë mënyrë duke e përgjysmuar shanset për të jetuar.
Ajo vuajti nga dhimbje të mëdha trupore për të mbajtur foshnjen në krahët e saj. Por mjekët zbuluan një infeksion tek Rawlings që kishte potencial për t’ë kaluar tek fëmija, duke e detyruar të bënte lindje cezariane tre muaj para kohe.
Foshnja Kayden arriti të jetonte vetëm për 12 ditë para se të vdiste. Nëna e re u shkatërrua, por vazhdoi të luftonte.
Ndonëse gjendja e Rawlings u përkeqësua më vonë dhe një transplantim i mundshëm i palcës së eshtrave nga vëllai i saj u përjashtua nga mjekët.
Pas pak ditësh ajo Brianna iu nështrua sëmundjes.
/Ora News.tv/