“Hyr tani…”; zbulohet provokimi i zyrtarit të Interit, që tërboi Bonucci

Minuta e 120-të, Interi shënon gol në frymën e fundit dhe Superkupa e Italisë vishet zikaltër. Festa shpërthen në “San Siro”, ndërsa pamja e Bonucci anash fushës, në pritje për t’u futur në lojë dhe gjuajtur penallti dëshmon “ferrin” e Juventusit. Tensioni rritet. Qendërmbrojtësi sulmon sekretarin e përgjithshëm të Interit, Cristiano Mozzillo.

Pamjet e kapura nga telefonat inteligjentë tregojnë sherrin dhe Leon duke shtyrë zyrtarin kundërshtar, me gishtin e tij të drejtuar si kërcënim i hapur. Sipas rindërtimit të incidentit, Bonucci do të kishte reaguar ndaj një talljeje të Mozzillo.

“Hyr tani…” – do t’i thoshte ai, duke festuar fitoren e ekipit të tij në sekondat e fundit të Superkupës. “Mos festo në fytyrën time, çfarë po bën. Do të të vras fare”, – ishte reagimi i lojtarit të Juventusit, me shumë shtyrje ndaj Mozzillo, i cili i përgjigjet me një “çfarë po bën?”

Episodi ndezi mediat sociale, me një vërshim postimesh midis palëve kundërshtare, atyre që dënojnë Bonucci dhe atyre që e shfajësojnë atë. Përveç telefonave inteligjentë, ky moment nuk iu shpëtoi syve të inspektorëve të Prokurorisë Federale, të cilët dërguan një raport te gjyqtari sportiv. Ky i fundit e gjobiti Bonucci me 10 mijë euro.


Interi fitoi Superkupën, presidenti Zhang jep shpërblimin e majmë për triumfin

E dhimbshme: Davies i Bayern lëshon stërvitjet, ka probleme me zemrën pas infektimit me Covid