Identifikohet i dyshuari për vrasjen e reperit

Policia ka identifikuar mbrëmjen e së hënës të dyshuarin për vrasjen e raperit Nipsey Hussle.
Ai është 29-vjeçari Eric Holder. Policia kërkoi ndihmë qytetarëve për gjetjen e të riut.
Sipas hetuesve Holder qëlloi reperin jashtë dyqanit të tij Marathon Clothing, në Los Angeles pasditen e së dielës.
Policia raporton se ai u largua nga vendi i ngjarjes me një Chevy Cruze të bardhë të 2016.
Makina drejtohej nga një grua që nuk është identifikuar ende.
Dy persona të tjerë mbetën të plagosur nga të shtënat.
Hussle, emri i vërtetë i të cilit ishte Ermias Asghedom, u shpall i vdekur në një spital aty pranë.
Ai vdiq nga plagët e marra në kokë dhe kraharor.
Mbrëmjen e së hënës, policia ndërhyri për të shuar një përplasje që ndodhi gjatë një homazhi për reperin jashtë Marathon Clothing në Hyde Park.
Dy persona mbetën të plagosur rëndë, ku njëri prej tyre u përplas nga një makinë.
Një total prej 19 personash u dërguan në spital, pjesa më me madhe e të cilëve nuk kishte rrezik për jetën.
Ata u dëmtuan ndërsa po përpiqeshin të largoheshin nga vendi i ngjarjes.
HydePark #NipseyHustle memorial a fight breaks out and people start running. Several injured in the stampede LAFD responding. LAPD asking for backup. @FOXLA
pic.twitter.com/n3Sk2SOe2T— Kevin Takumi (@KevinTakumi) April 2, 2019
/Ora News.tv/