Incidenti i çuditshëm kapet nga kamerat e sigurisë

 

Pamjet e kamerave të sigurisë, kanë kapur momentin kur një baba me pistoletë në dorë kap një burrë që “përgjonte” fëmijët e tij nëpër dritaret e shtëpisë së familjes.

Babai i paidentifikuar shihej duke dalë nga shtëpia e tij në mes të natës, ndërsa vazhdojnë reshjet e dëborës.

Më pas, burri ecën në anën e pasme të shtëpisë, ku ndodhej dritarja e dhomës së dy fëmijëve të tij në gjumë, duke kapur njeriun për xhakete.

Babai i tmerruar godet njeriun në pjesën e prapme të kokës dhe e shtyn atë.

Sipas babait, djali ‘mbështeti një biçikletë’ kundër shtëpisë dhe po shikonte dy fëmijët duke fjetur.

Ishte një fqinj që e vuri re burrin, duke alarmuar pronarin e shtëpisë.

Është e paqartë se ku ka ndodhur incidenti, por besohet të ketë ndodhur në Shtetet e Bashkuara.

/Ora News.tv/