Nuk ka asnje dhome te lire u tha recepsionisti… pas dy vitesh ai mori surprizen e jetes nga cifti moshuar

Shumë vite më parë në një natë të stuhishme, një burrë i moshuar dhe gruaja e tij, hyjnë në sallonin e një hoteli të vogël në Filadelfia, SH.B.A.

Duke u përpjekur që t’i largoheshin shiut, çifti iu afrua tavolinës së recepsion me shpresën se do të gjenin një strehë për të kaluar natën.

“A është e mundur të na jepni një dhomë?” – pyeti burri.

Punonjësi, një djalosh miqësor, dhe me një buzëqeshje të çiltër, vështroi çiftin dhe u shpjegoi se atë ditë ishin mbajtur tre konventa në qytet.

“Të gjitha dhomat tona janë të zëna,” u tha punonjësi.

“Por nuk ma bën zemra të dë.boj një çift të moshës tuaj jashtë në shi në ora 1 të mëngjesit. A do të donit mbase të merrnit dhomën time? Nuk është taman një suitë, por do të jetë e mjaftueshme për t’iu mbajtur komod për natën.”

Kur çifti refuzoi, djaloshi insistoi.

“Mos u shqetsoni për mua, do të jem për mrekulli,” u tha punonjësi.

Ndërsa po paguante faturën mëngjesin e nesërm, burri i moshuar i tha punonjësit, “Ti je ai lloj menaxheri që duhet të jetë shefi i hotelit më të mirë në botë… ndoshta një ditë do ta ndërtoj një për ty.”

Punonjësi e shikoi dhe buzëqeshi. Të tre qeshën me të madhe…

Ndërkohë që, çifti i moshuar po largohej ata ranë dakort se punonjësi ishte i jashtëzakonshëm, sepse të gjesh njerëz që janë si miqësorë dhe të dobishëm nuk është e lehtë.

Dy vjet më vonë. Punonjësi pothuajse e kishte harruar ndodhinë kur ai mori një letër nga i moshuari.

Zotëria e takoi në Nju Jork, dhe e ftoi tek cepi i Bulevardi të V-të në rrugën 34.

Më pas ai drejtoi gishtin tek një ndërtesë e re e madhe, me kulla dhe qiellgërvishtëse që dukeshin sikur preknin qiellin…

“Ai,” tha burri i moshuar, “është hoteli që të kam ndërtuar që ta menaxhosh.”

“Duhet të jesh duke u talluar.” – tha djaloshi.

“Të siguroj që jo.” – i tha plaku, me një buzëqeshje të lehtë në fytyrë.

Emri i zotërisë së moshuar ishte William Waldorf-Aster, dhe ajo strukturë madhështore është Hoteli Waldorf Astoria.

Punonjësi i ri që u bë menaxheri i tij i parë ishte George C. Boldt.

Ai djaloshi i sinqertë, i sjellshëm dhe me pamjen e çiltër kurrë nuk e kishte parashikuar se si do të rridhte situata që e bëri menaxherin i një prej hoteleve më të mira dhe më me emër të botës.

Morali: Mos ki frikë të arrish dhe të bësh mirësi për të panjohurit, kurrë nuk i dihet ze.mrën e kujt mund të pre.kësh dhe ju lutemi mos harroni te na ndihmoni te mirmbajme faqen vetem duke shtypur(mbi foton ose mbi videon) qe ndodhet me poshte . Faleminderit per mirkuptimin SHQIPE .

portalifiks:

Comments are closed.