in

Për Agnesen dhe vajzen tënde që do të punoj me milionerin e nuk do t’ia jap

“Çka edhe sikur Agnesa Vuthaj të ishte e dashura e një 60, 70 a 80 vjeçari?”

Kjo fjali e dalë krejt natyrshëm nga goja e një mikeshes, e ngreu për veshi moralin fallc të gazetarëve e një pjese të popullit që përpiqet që gjithçka që ecë para, ta përlyej e njollos, me apo pa fakte.

Agnesa Vuthaj është e bukur, ka disa kurora të fituara, disa fakultete të kryera, flet rrjedhshëm anglishten, ka një CV të pasur në botën e spektaklit dhe biznesit. A nuk mjaftojnë të gjitha këto që të punoj në një kompani me renome botërore?

Pse nuk i gjykojmë dhjetra femra të tjera shqiptare që punojnë me të huaj, me politikan, persona me ndikim, milioner a miliarder? Edhe ato janë femra që punojnë me meshkuj? Këto të zonjat, gjeniale, e Agnesa çka?

Pse duhet të kryqëzohet një femër vetëm për shkak të paraqitjes së jashtme? Të bukurat nuk duhet të punojnë, a? Ose, ta themi ndryshe: Të gjitha bukuroshet, misset e modelet, duhet ti mendojmë si femra që shiten, a?

Ok, e drejtë, modele femrash të tilla ka sa të duash edhe mes nesh, po dreqi ta hajë, nuk mund të jenë të gjitha.

Lereni të qetë Agnesen dhe Agnesat e tjera, sidomos ato që edhe ju e dini mirë që nuk janë bash qysh po thoni.

Lereni të qetë edhe vajzen tuaj që nesër mund të punoj me një milioner a miliarder. Jo çdo punë është seks. /Kosovarja/ N.Neziri

Loading...

What do you think?

Written by portalifiks

Kylie Jenner vë në pah linjat perfektë në fotosesionin e fundit

Gjendet ilaçi për këtë sëmundje të pashërueshme