in

Arrestohet gazetari që zbuloi vendndodhjen e Macron-it

Gazetari Taha Bouhafs u arrestua pasi dje në rrjetet sociale postoi se presidenti francez Emmanuel Macron ndodhej në një teatër në Paris, ku më pas u tubuan dhjetëra protestues, raportojnë mediat franceze.

 

“Ndodhem në tetarin ‘Bouffes du Nord’. Tri radhë pas presidentit të Francës. Disa protestues janë këtu dhe po i ftojnë të gjithë këtu. Përgatitjet janë duke u zhvilluar. Sonte mund të ketë ndonjë ngjarje”, shkroi Bouhafs, transmeton Anadolu Agency (AA).

Një grup protestuesish më pas u mblodhën para teatrit pasi u publikuan informacione në mediat sociale se presidenti Macron ishte brenda teatrit Bouffes du Nord në Paris.

Forcat franceze të sigurisë evakuuan presidentin e vendit Emmanuel Macron nga teatri për shkak të tentativës së protestuesve antiqeveritarë për të hyrë brenda.

Plani i shpallur i qeverisë për reformën e pensioneve në Francë ka shkaktuar protesta dhe greva që nga 5 dhjetori i vitit të kaluar.

 

Loading...

Written by portalifiks

Zbulohet historia e vërtetë e Kastriotit, burrit që i kërkoi gruan kryeministrit Rama

Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3.8 sekonda, por sa kohë i duhet Bentley Bentayga që të ndërtohet nga fillimi