‘Inspirimin’ për të shkruar tekstet e këngëve, Enca e merr nga konsumimi i lëndëve narkotike

‘Inspirimin’ për të shkruar tekstet e këngëve, Enca e merr nga konsumimi i lëndëve narkotike

 

Përmes një imazhi, Enca tregoi se çfarë e inspiron për të shkruar tekstet e këngëve.

Enca Haxhia ka nisur punën për projektet e reja, e këtë gjë e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ajo ka postuar një fotografi, në të cilën shfaqi fletoren ku shkruan tekstet e këngëve, e mbi të edhe lëndë narkotike ‘joint’.

“Sesioni i shkrimit të hiteve”, ka shkruar këngëtarja mbi fotografi, ku tregon haptas se konsumon ato lëndë kur shkruan tekste.

Kurse, atyre që e kritikuan për këtë imazh Enca u thotë se ia kanë ‘borxh’ nga një të tillë.

Për ndryshe, “Baladë” titullohet projekti i fundit nga Enca Haxhia, kurse mbetet të shihet se çfarë do të sjell kësaj radhe. /Lajmi.net/