Interi fitoi Superkupën, presidenti Zhang jep shpërblimin e majmë për triumfin

Fitorja e Superkupës së Italisë nga Interi i Inzaghit e ekzaltoi akoma më shumë ambientin zikaltër, i cili tashmë ndihet sërish i pathyeshëm. Kjo, falë trajnerit dhe një skuadre që po tregohet ende më e forta në Itali.

Trajneri pas ndeshjes së fituar ndaj Juventusit zbuloi se presidenti Zhang kishte premtuar një çmim për grupin e ekipit dhe mëngjesin e sotëm, “Corriere della Sera” raporton edhe shumën e shpërblimit, që do të jetë 500 mijë euro. Kjo premio do të ndahet mes të gjithë anëtarëve zikaltër.


Dybala-Juve, rinovimi ka ngecur. Interi vigjëlon për argjentinasin

“Hyr tani…”; zbulohet provokimi i zyrtarit të Interit, që tërboi Bonucci