Ish shefi i Nissan arrestohet sërish

Ish-shefi i Nissan, Carlos Ghosn, është arrestuar sërish në Tokio. Ai u lirua me kusht në pritje të gjykimit mbi pretendimet për sjellje të pahijshme financiare.
Prokurorët thanë se 65-vje135ari u arrestua me dyshimin se i shkaktoi Nissan 5 milionë dollarë humbje.
Në një deklaratë, Ghosn tha se riarrestimi i tij ishte “mizor dhe arbitrar”.
Bossi i Nissan, i cili mohon çdo akuzë, u lirua kohët e fundit me kusht pas 108 ditësh në paraburgim.
Prokurorët e Tokios hynë në shtëpinë e tij para orës lokale 06:00, të mëngjesit të së enjtes dhe e çuan në zyrën e tyre me dyshimin se kishte shpërdoruar fondet e Nissan për përdorim personal, njoftoi transmetuesi japonez NHK.
NHK tha se ishte e pazakontë që dikush të lirohej me kusht në Japoni për t’u riarrestuar.
Prokurorët thanë se arrestimi i fundit i Ghosn lidhet me transfertat e fondeve të Nissan që arrijnë shumën 15 milion dollarë mes viteve 2015 dhe 2018.
Ata dyshojnë se 5 milion dollarë të kësaj vlere u përdor nga zGhosn për shpenzimet personale.
/Ora News.tv/