Ish-shefi i Nissan mund të kalojë edhe 6 muaj në burg

Ish-kreu i Nissan, Carlos Ghosn mund të kalojë edhe 6 muaj në burg, tha avokati i tij.

Ghosn doli të martën për herë të parë në gjykatë që nga arrestimi i tij në Japoni në nëntor të vitit të kaluar.

I akuzuar për sjellje të pahijshme financiare, ai i tha gjykatës se ishte “akuzuar gabimisht dhe u ndalua padrejtësisht”.

64-vjeçari më parë është konsideruar si njeri që shpëtoi Nissan.

Ai u dërgua në gjykatë me pranga në duar dhe një litar rreth belit.

Avokati i Ghosn tha se ai mund të kalojë edhe 6 muaj të tjerë në burg pasi: Është tipike për gjykatat japoneze që të mbajnë nën arrest të dyshuarit deri në fillimin e gjykimeve të tyre.”

“Ka dokumente që duhet të hetohen në japonisht dhe anglisht, gjë që do të kërkojë kohë,”-tregoi Otsuru.
“Duhen gjashtë muaj para se të mund të shkojnë në gjyq.”

/Ora News.tv/