Ja çfarë ka parashikuar horoskopi për ju, 28 janar

 

DASHI

Të dashuruarit – Marrëdhënia juaj në cift po ecën shumë mirë. Sigurohuni të mos e shkatërroni këtë lumturi. Shijoni momentet e bukura pasi ndiheni të përmbushur me partnerin/partneren tuaj. Ju ndjeni nevojën për tu dashur dhe për të ndërtuar një lidhje të fortë, gjë që po e bëni më së miri.

Beqarët – Jeni gati të mirëprisni dashurinë. Ju do të harroni tërësisht të kaluarën dhe ecni drejt një lumturie të re, e cila po ju pret.

Shëndeti – Energjia juaj pozitive do të ndihet kudo.

Karriera – Do të ndiheni më të sigurt për aftësitë tuaja dhe do bashkëpunoni në mënyrë të përkryer. Keni vizion të qartë për mjetet që ju nevojiten për të arritur suksesin e ditës.

DEMI

Të dashuruarit – Do ta keni të pamundur që të bini dakord me gjysmën tuaj sot. Ata do refuzojnë kompromisin, gjë që do ju nervozojë. Për shkak të inateve, do flini gjumë në dhoma të ndryshme.

Beqarët – Do merrni mesazhe abuzive nga dikush që keni flirtuar këto kohë, gjë që do e fshijë nga jeta juaj përgjithmonë.

Shëndeti – Do jeni imun ndaj viruseve në këtë kohë të vitit!

Karriera – Ju do të keni rezultate shumë të mira në praktikë, të cilat do ju japin sukses në aspektin profesional.

BINJAKËT

Të dashuruarit – Po përjetoni një periudhë sikur jeni në muaj mjalti. Nëse nuk jeni të martuar, ky është momenti i duhur për ta bërë ose pritur propozimin.

Beqarët – Fuqitë tuaja të joshjes janë më të mira se kurrë. Jeni të gatshëm  për të takuar njerëz të rinj, por dashuria juaj mund të jetë larg.

Shëndeti – Do kaloni një ditë pa shqetësime.

Karriera – Ju mund të merrni disa kontakte të vlefshme nëpërmjet kolegëve tuaj që do ju gjejnë një punë të mirë. Fati po të buzëqesh.

GAFORRJA

Të dashuruarit – Sot do jeni shumë të nevrikosur dhe cdo fjalë që do thoni mund të nxisë sherr në marrëdhënie. Do ishte mirë që të linit bisedat për një moment tjetër.

Beqarët – Mendoni se ka ardhur momenti që dashuria të hyjë në rrugën tuaj dhe besoni në instiktet tuaja. Thellë-thellë e dini se lumturia juaj është vetëm disa shtigje larg.

Shëndeti – Ju duhet të mësoni të kontrolloni emocionet dhe të mos merrni zjarr! Merrni frymë thellë dhe lejoni cdo gjë të shkojë me qetësi.

Karriera – E keni futur veten në një punë të vështirë sa nuk keni kohë as të merrni frymë.

LUANI

Të dashuruarit – Partneri/partnerja juaj është me fat. Ju jeni të shkëlqyer në dekordimin dhe pastrimin e shtëpisë, gjë që do ju bëjë krenar në pritjen e familjarëve. Kjo gjë do dhurojë pak dashuri në cift.

Beqarët – Do kaloni ditën duke u kujdesur për shtëpinë. Në këtë mënyrë do të mirëprisni njerëz të rinj që dëshironi ti njihni më mirë.

Shëndeti – Ju ndiheni mirë dhe kjo është e dukshme. Do keni shumë punë në mendje, por mos harroni të bëni pak pushim.

Karriera – Do të përqendroheni në punë dhe kjo gjë do bëjë që të jeni të përpiktë gjatë gjithë ditës.

VIRGJËRESHA

Të dashuruarit – Jeni të lumtur që ngacmoni gjysmën tuaj më të mirë dhe ia falni gabimet e vogla pasi lidhja juaj është në drejtimin e duhur. Ju i pëlqeni defektet e dashurisë suaj dhe e thoni shpesh të vërtetën.  Ndihkimi i Hënës do bëjë që të blini një dhuratë të bukur për partneren/partnerin këtë të hënë.

Beqarët – Dashuria është në shenjën tuaj. Do të keni një takim emocionues që do bëjë të besoni sërish në dashuri. Mund të keni gjetur marrëdhënien e vërtetë të ëndrrave tuaja.

Shëndeti – Do zgjoheni me ndjenjë të mirë, por do kaloni një ditë të lodhshme dhe mezi do prisni të shkoni në shtëpi.

Karriera – Një tjetër ditë e zënë me punë po ju pret. Do të merrni aq shumë përgjegjësi sa nuk bëni dot gjë tjetër vecse ti përvisheni punës.

PESHORJA

Të dashuruarit – Dashuria po shpërthen në lidhjen tuaj. Gjërat janë pasionante dhe ju do ta vlerësoni këtë. Bisedat do ju pasurojnë qetësinë dhe mbrëmja do përfundojë me një darkë romantike.

Beqarët – Keni një shans të mirë për të takuar dikë, prandaj mos i refuzoni ftesat. Një takim mund të sjellë një miqësi të ngushtë ose një lidhje dashurie.

Shëndeti – Bëni një shëtitje! Do ju bëjë mirë fizikisht dhe psikologjikisht.

Karriera – Fati është në anën tuaj. Rruga e karrierës po përmirësohet. Është momenti për të provuar veten dhe do fitoni miratimin e një kolegu apo eprori me influencë.

AKREPI

Të dashuruarit – Do vendosni partnerin/partneren para gjykimit duke e bombarduar me pyetje. Gjysma juaj nuk do lodhet derisa t’ju vërtetojë se nuk ka faj.

Beqarët – Ndiheni sikur jeni poshtë një rruge të vdekur dhe dashuria nuk duket askund. Keni ende shanse për të gjetur gjysmën tuaj më të mirë, mjafton ti jepni fund mendimeve negative.

Shëndeti – Kafeina, nikotina dhe ushqimet e thata do ta japin shpejt efektin e tyre…

Karriera – Hëna ndikon pozitivisht në jetën tuaj profesionale. Ju do ti tregoni shefit/shefes suaj që jeni me të vërtetë të aftë. Sigurohuni të mos merrni shumë përgjegjësi.

SHIGJETARI

Të dashuruarit – Partneri/partnerja juaj mund të nisë dyshimet për mashtrim.

Beqarët – Jeni lodhur nga zhgënjimi. Për shkak të kësaj, ju do të jeni më të kujdesshëm ndaj njohjeve të reja.

Shëndeti – Lexoni librin e autorit tuaj të preferuar. Do ju sjellë ëndrra të bukura dhe gëzim të brendshëm.

Karriera – Do kënaqeni që keni shumë punë për të shmangur bisedat e detyruara me të tjerët. Preferoni të punoni, ndonëse do lodhëni.

BRICJAPI

Të dashuruarit – Komunikim, mirëkuptim dhe tolerancë. Kjo gjë do ju shoqërojë gjatë gjithë ditës në bisedat me partnerin/partneren tuaj.

Beqarët – Do bëni cdo gjë për të tërhequr vëmendjen e dikujt që pëlqeni dhe do ia dilni. Në mbrëmje do shtohen emocionet.

Shëndeti – Do kuptoni se nuk ndiheni mirë për shkak të ushqimeve të thata dhe do ndryshoni dietën.

Karriera – Nuk do arrini as sukses, as dështim. Do mendoni për këtë situatë dhe do mendoni që të zhvilloni karrierën.

UJORI

Të dashuruarit – Ju do t’i propozoni idetë tuaja partnerit/partneres suaj. Do të jeni më afër si intektualisht dhe sensualisht. Nëse doni të rritni epshin, mendoni për një mënyrë për t’i habitur.

Beqarët – Mos prisni ndryshime në jetën sentimentale. Nuk jeni ende gati për një lidhje dashurie.

Shëndeti – Do keni energji të madhe dhe kjo do ju ndihmojë të kaloni lodhjen dhe të shijoni mbrëmjen.

Karriera – Aftësitë tuaja do ju ndihmojnë të menaxhoni një ekip dhe do arrini një negocim të vlefshëm.

PESHQIT

Të dashuruarit – Ju jeni krenar që keni një person si partneri/partnerja dhe do shfrytëzoni cdo mundësi që ti tregoni sa e doni.

Beqarët – Keni shumë dëshirë që të nisni një hitori, por nuk jeni gati. Bën mirë që të përqendrohesh tek miqtë apo familja, në vend që të nisësh një histori dashurie.

Shëndeti – Nuk do ishit keq nëse do largoheshit nga cdo gjë për disa orë gjumë dhe pushim.

Karriera – Aftësia për të menduar me logjikë do jetë shpëtimi juaj në punë. Përpjekjet tuaja do vlerësohen në fund të ditës.

/Ora News.tv/