Ja çfarë mund të ndiqni sonte në ‘Mirage festiv’

  Sonte duke filluar nga ora 19:00 mund ta ndiqni emisionin ‘Mirage festiv’ me shumë surpriza.      

Janë disa nga personazhet më të përfolur të vitit 2018 ata të cilët do të jenë pjesë e emisionit festiv të emisionit ‘Mirage’, shkruan lajmi.net.

Tayna, Xhensila, Fifi, Blero dhe Afrona, Tuna, flasin për momentet e ëmbla e të trishta nëpër të cilat kanë kaluar gjatë vitit që sapo lamë pas.

E pikërisht gjashtë mysafirët e lartpërmendur do të mund t’i ndiqni sonte (1 Janar) duke filluar nga ora 19:00 në faqen zyrtare të portalit lajmi.net në Facebook, e më pas materialet i gjeni në kanalin zyrtar të lajmi.net në Youtube.

Me ju bashkë, në rolin e prezantueses do të jetë femra më e bukur shqiptare, Adrola Dushi./Lajmi.net/