Ja në cilin muaj pritet të bëhen me fëmijë Almeda dhe ‘Çënari’

Almeda Abazi zbulon se në cilin muaj është dhe tregon barkun e rrumbullakët.

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayışman do të bëhen shumë shpejt prindër, shkruan lajmi.net.

Modelja shqiptare po e mban në bark fëmijën e bashkëshortit turk, Tolgahan Sayışman. Dyshja do të bëhen prindër të një djali i cili pritet të vijë në jetë në muajin prill.

Almeda nëpërmjet publikimit të disa fotografive në Instagram ka treguar se është në muajn e gjashtë andaj muaji i lartëpërmendur do të jetë me rëndësi të veçantë për ta.