“Jam i mërzitur, dua të shkoj në burg”, vrasësi serial rrëfen vrasjet në letër

 

Një oficer i ushtrisë greko-qipriote rrëfeu vrasjen e 7 grave në Qipro me anë të një letre, pasi donte të shkonte në burg.

Media greke raportojnë se vrasësi vendosi të rrëfente për vdekjen e pesë grave emigranteve dhe dy vajzave të vogla, kur kuptoi se provat kundër tij ishin të pakundërshtueshme.

Policia tha se i dyshuari, i cili ndodhet në paraburgim, por që nuk është akuzuar, ka pranuar krimet.

Gratë pastronin shtëpitë e familjeve në ishull. 

“Jam i mërzitur. Dua të shkoj në burg. Sillni disa letra, që të mund të rrëfej gjithçka,”-tha vrasësi, i identifikuar i 35-vjeçari Nikos Metaxas. Më pas ai bëri një rrëfim prej 10 faqesh.

Kapiteni i Gardës Kombëtare përdorte pseudonim Orestis për tu njohur me gratë në një aplikacion takimesh.

Katër trupa janë gjetur deri më tani ndërsa po kërkohet për trupat e grave të tjera në liqenin e Nicosia, ku Metaxas pretendon se ka hedhur tre nga viktimat e tij.

Mbetjet e një gruaje u zbuluan në një valixhe në ujërat toksike të liqenit të kuq të dielën.

Trupi i dekompozuar ishte vendosur në pozicionin e një fetusi dhe zhveshur plotësisht.

/Ora News.tv/