“Jam një fëmijë me disa furça grimi”, adoleshenti zbulon si ia doli të bëhej milioner

 

Para 5  vitesh, James Charles ishte një gjimnazist që ëndërronte të bëhej i famshëm, por asnjëherë nuk e mendonte se do e arrinte. Ai e përshkruan veten thjesht si një “19 vjeçar me disa furça grimi”.

Adoleshenti nga Nju Jorku zotëron një pasuri prej 6 milionë paund dhe ka miliona ndjekës që shohin mënyrat se si ai e përdor grimin.

Gjatë fundjavës, ai mori vëmendje të madhe në titujt e mediave. James kishte njoftuar se do hapë një dyqan kozmetik në Birmingham, gjë që mblodhi 8 mijë fansa jashtë dyerve për të pritur hapjen e madhe.

Karriera e tij nisi në vitin 2015 kur bënte video duke bërë grim nga një studio e babait të tij. Fama u rrit me kalimin e kohës dhe në tetor të 2016, ai hyri në histori duke u bërë imazhi i një firme kozmetike për femra, “CoverGirl”.

Shumë shpejt, James ia doli të bëhet mik me femrat më me ndikim në botë sa i përket modës, familjen Kardashian. Momentalisht,  19-vjeçari numëron 13.6 milionë ndjekës në Instagram, 13.7 milionë ndjekës në Youtube dhe rreth 3 milionë në Twitter.

/Ora News.tv/