Jeta luksoze e Morenës, shikoni sa kushton veshja e saj

 

E njohim si modele dhe këngëtare e cila vishet me shumë stil.

Por, ajo dy ditë më parë ka mahnitur të gjithë me një fotografi që ka publikuar në llogarinë e saj publike në “Instagram”, shkruan lajmi.net.

Fjala është për supermodelen, Morena Tarakun ku në fotografinë e fundit u shfaq me plot stil dhe mjaft atraktive.

Kjo veshje e Morenës sipas faqes “What They Wearin”, arrin vlerën afro 1000 euro përfshirë edhe mbrojtësen e telefonit.

Morena aktualisht është duke jetuar në Turqi ku edhe po e zhvillon karrierën e saj profesionale. /Lajmi.net/