Jo vetëm Xhensila, një tjetër këngëtare i thotë Besit “Ëngjëlli im”

Të gjithë e njohin dedikim e ndjerë që këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka bërë për bashkëshortin e saj Bes Kallaku nën titullin “Ëngjëlli im”.

Por ditën e djeshme gjatë rubrikës “B.E Coffee” në emisionin “E diela Shqiptare” një tjetër këngëtare i ka dedikuar Besit këtë këngë.

Bëhet fjalë pikërisht për këngëtaren Eneda Tarifa, e cila ka qenë e ftuar dhe përveç intervistës ka nisur të bëjë edhe imitime, pasi njihet aftësia e saj për të imituar koleget. Këtë herë ajo zgjodhi pikërisht këngëtaren Xhensila Myrtezaj dhe këngën “Ëngjëlli im” të cilën me humor po ja dedikonte Besit.

Sa i përket karrierës përveç spektaklit të fundvitit që do të prezantojë në TVSH, Tarifa po projekton edhe një këngë me këngëtaren Filloreta Raçi, e njohur si Fifi, e cila sipas Enedës është një artiste e vërtetë dhe nuk mund të qëndronte pa bashkëpunuar me të.