Jonida Maliqi zbulon se në cilën gjuhë do të këndojë në “Eurosong”

Jonida Maliqi është shpallur fituese e festivalit të “Radio Televizionit Shqiptar”, fitore e cila e çon atë në festivalin e këngës evropiane “Eurosong”.

Jonida Maliqi ka fituar në “RTSH” me këngën “Ktheju tokës”, e cila mori pikët maksimale nga juria, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja ishte e ftuar sot (e premte), në një intervistë për emisionin “Trokit”, ku tregoi detaje për paraqitjen e saj në “Eurosong”.

Ajo ka konfirmuar se në Izrael do të këndojë në shqip, pasi ashtu e ka vendosur bahskë me stafin. /Lajmi.net/