Ju duhen vetëm këto dy përbërës për këmbë të bukura dhe fine si të një bebeje. Të gjithë i keni në shtëpi!

ëmbët e shëndetshme janë shumë më të rëndësishme për shëndetin dhe mirëqënien tuaj më shumë se sa mendoni. Plasaritja, thatësia apo probleme të tjera të këmbëve pengojnë kualitetin e jetës, dhe shkaktojnë paaftësi për të lëvizur dhe për të mbështetur trupin.

Higjiena personale dhe dietat janë faktorë shumë të rëndësishëm që ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin e këmbëve.

Produktet e shtrenjta dhe të sofistikuara që mund të përdorni për të shëruar këmbët tuaja, nuk janë gjithmonë forma më efektive dhe funksionale për problemet e këmbëve. Trajtimet natyrale janë një zgjidhje shumë herë më efektive dhe më pak të kushtueshme.

Ky ilaç me të cilin do t’ju njohim, do t’ju ndihmojë të mbani këmbët tuaja të sigurta dhe të shëndetshme. Ai do të parandalojë tharjen, plasaritjen apo lodhjen e këmbëve.

Përbërësit:

3-4 gota qumësht,

3 lugë sodë buke.

Përgatitja:

Hidhni qumështin në një tenxhere të vogël dhe vendoseni në zjarr të ngrohet. Më pas, transferojeni atë në një enë të thellë dhe shtoni në të edhe sodën e bukës.

Përziejini mirë që soda e bukës të tretet plotësisht dhe mbajini këmbët në të përreth 10 minuta. Më pas, lajini këmbët me ujë të ngrohtë dhe fshijini ato me një peshqir të butë. Aplikoni më pas një krem që këmbët tuaj të mbeten të buta. Krahas punes tone te palodhur per t’iu informuar, na e shperbleni dhe ju qe te mirmbajme faqen vetem duke shtypur mbi (Foton) e cila ndodhet direkt pas perfundimit te fjalise . Faleminderit per mbeshtetjen SHQIPE .