Ju ka munguar? Rikthehet Arta Nitaj

  Para pak kohe, aktorja, Arta Nitaj i mbylli të gjitha rrjetet sociale.      

E duket se tashmë ajo është rikthyer në llogarinë e saj personale, Instagram edhe pse nuk ka sjell foto të reja, shkruan lajmi.net.

Arta ndiqet nga një numër i madh i fansave për të cilët publikon imazhe dhe video të llojllojshme, duke mos lënë anash edhe ato provokuese.

Nitaj u bë e njohur në serialin vendor “O sa mirë”, në rolin e Xhesikës e që më pas u komentua tejet shumë nga mediat për fizikun e hatashëm që ka.

Ky rikthim i saj besohet që do të mirëpritet nga ndjekësit e saj. /Lajmi.net/