Justin Bieber befason fansat e tij

 

Albumi i Justin Bieber pritet të lansohet më vonë ngaqë u mendua.

Ylli Kanadez Justin Bieber pritet ta lansojë albumin e ri brenda një viti, shkruan TMZ, transmeton lajmi.net.

 
 
 
 

Justin Bieber së fundmi u shfaq në skenë bashkë me Ariana Granden në festivalin e “Coachella” ku paralajmëroi edhe albumin duke thënë se do të lansohet së shpejti.

Por, burimet e TMZ kuptojnë se do duhet së paku edhe një vit deri sa “Beliebers” të mund t’i dëgjojnë hitet e kanadezit Bieber.

Kujtojmë se hiti i fundit nga Justin Bieber ishte në bashkpunim me DJ-n David Guetta me titull “2U”. /Lajmi.net/