Justin dhe Hailey lënë pas problemet dhe relaksohen në plazh

 

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin këto ditë kanë qenë shumë të komentuar në shtypin rozë.

Justin Bieber njoftoi fansat se do të largohet për pak kohë nga muzika për shkak të problemeve me shëndetin mendor, shkruan lajmi.net.

Në gjithë këtë situatë, është partnerja e tij ajo që po i qëndron vazhdimisht pranë për të kaluar problemet.

Ditën e djeshme, çifti e kanë kaluar në plazh, ndërsa për ndjeksit sollën imazhe në rrjete sociale.

Për ndryshe, Justin Bieber këto ditë u komentua lidhur me një deklaratë për ish-të dashurën e tij, Selena Gomez, ku tha “E kam dashur dhe vazhdoj ta dua”. /Lajmi.net/