Juventus, McKennie dhe një gol për historinë

Weston McKennie ka shënuar në Juventus-Crotone dhe ka qenë një gol që ka patur një vlerë më të madhe sesa fitorja 3-0 për bardhezinjtë.

Në fakt, bëhet fjalë për një gol rekord.

Mesfushori amerikan, i cili ka zbarkuar në këtë sezon në Torino, ka hyrë në historinë e Zonjës së Vjetër dhe në atë të Serisë A.

Siç ka bërë të ditur Opta, me 4 gola në sezonin e tij të parë italian, mesfushoi i Juventus është bërë golashënuesi më i mirë amerikan në historinë e Serisë A, duke kaluar ish-lojtarin e Chievo-s, Michael Bradley, autor i tre golave.

Një sezon me të vërtetë magjik ai i debutuesit 22-vjeçar që me golat e tij po udhëheq një repart që, nga fillimi i vitit, ka patur pak vështirësi.


Çfarë po ndodh te klubi i Serie A? ASL ndalon stërvitjet, rrezikohet ndeshja e fundjavës

BAYERN SI “MAKINË”: nuk ndalet dhe trefishon ndaj Lazios me Sane (VIDEO)