Juventusi dëshiron Locatellin, por Sassuolo kërkon të paktën 35 milionë euro

Manuel Locatelli është njëri nga lojtarët më të përfolur të afatit kalimtar veror.

Futbollisti i Sassuolos, Manuel Locatelli është afër të transferohet tek Juventusi sipas mediave italiane, por problemi mbetet tek klubi i tij Sassuolo, shkruan lajmi.net.

Locatelli shihet si blerja ideale pas largimit të Pjanic në mesfushën “Bianconere” që po i mungon kreativiteti që kishte më herët.

Ish-anëtari i Milanit dëshiron transferimin në “Allianz Stadium”, por problemi mbetet çmimi i tij dhe kërkesa e Sassuolos.

Sassuolo nuk dëshiron ta lejojë të largohet atë nga “Mapei Stadium” për më pak se 35 milionë euro, ndërsa Juventusi është munduar t’i bind ata në një marrëveshje me çmim më të ulët duke inkuadruar edhe një shkëmbim të lojtarëve.

Mirëpo, Sassuolo nuk dëshiron dhe i ka vënë çmimin fiks. Arsenali thuhet se është i gatshëm të paguajë 40 milionë euro për italianin./Lajmi.net/

 


Pas prezantimit, Depay nënshkruan me Barcelonën

Mourinho mund ta humb ndihmës-trajnerin, tifozët e Romës kërkojnë De Rossin