Ka ardhur në jetë fëmija i reperit të ndjerë XXXTentacion

 

Shtatë muaj pas vdekjes së reperit XXXTentacion, erdhi në jetë fëmija i tij.

Jenesis Sanchez, e dashura XXXTentacion, ka sjellë në jetë fëmijën e tij, shtatë muaj pas vdekjes së reperit, transmeton lajmi.net.

Gjinia e foshnjës së të ndjerit është djalë dhe është pagëzuar me emrin Gekyume Onfroy, emër të cilin reperi e kishte zgjedhur pak para vdekjes.

”Me gëzim ju njoftojmë se foshnja dhe nëna janë të shëndetshëm. Emri i Gekyumes rrjedh nga një fjalë që X e kishte krijuar para vdekjes së tij që e ka kuptimin ‘një gjendje tjetër’ mendore ose universi ‘i ardhshëm’ i të menduarit. XXXTentacion e ka zgjedhur posaçërisht këtë emër për djalin e tij; familja e tij është e nderuar ta plotësojë dëshirën e tij dhe t’ia shprehë fëmijës Gekyume me dashuri” kanë thënë për media familjarët e të ndjerit.

XXXTentacion emri i vërtet i të cilit ishte Jahseh Dwayne Ricardo Onfroy vdiq në qershor të vitit të kaluar në moshë 20 vjeçare./Lajmi.net/