Ka buzët më të mëdha në botë, por 24-vjeçarja po pret injeksionin e radhës që të duket si kukull Bratz

Dëshira e madhe për t’u dukur si një kukull Bratz ka bërë që 24-vjeçarja nga Bullgaria, Andrea Ivanova të kryejë shumë injeksione në fytyrën e saj  

Buzët më të mëdha nuk janë e vetmja pjesë e ndryshimit pasi Andrea vizitoi së fundmi mjekun e saj për një procedurë të konturimit të fytyrës në mënyrë që të ndryshonte formën e mjekrës dhe nofullës, gjë që i kushtoi asaj rreth 500£.

Hapat e saj të ardhshëm drejt ngjashmërisë me një kukull Bratz përfshijnë më shumë operacione plastike për t’i dhënë formë dhe zmadhuar mollëzat e saj.

Buzët e mëdha të 24-vjeçares kanë tërhequr vëmendjen e mijëra përdoruesve të Instagram-it pasi ajo poston shpesh përditësime për ndryshimet në pamjen e saj.

Pavarësisht se ka marrë kaq shumë injeksione,  Andrea nuk shqetësohet se një ditë do t’i ‘plasin’ buzët.

“Më pëlqejnë shumë dhe ndihem shumë më mirë me buzët e mia. Shumë shpejt do të bëj edhe procedurat e reja për zmadhimin e buzëve dhe faqeve”, tha ajo./tvklan.al

.