“Ka patur vetëm ngacmime seksuale”, agravon debati mes Mikelës dhe Erionit

Raporti Mikela-Erion, ka patur ulje-ngritjet e veta në “Për’puthen”. Por kohët e fundit marrëdhënia mes tyre ishte ftohur, sidomos nga afrimiteti i Anës me Erionin, dhe një kërcim në “Prime” mes tyre, pikërisht pasi Mikela u përlot nga raporti me konkurrentin.

Sakaq, ditën e sotme u transmetua takimi me Brunon. Megjithatë, Mikela nuk i shmangi dot debatet me Erionin.

Ajo tha se është ndjerë keq, për shkak se nuk ka marrë asgjë nga konkurrenti.

Madje, ajo tha se nuk ka nevojë as për komplimentet e Erionit, të cilat i quajti “ngacmime seksuale”.

“Vetëm ngacmime seksuale ka patur”, tha ajo, në një debat që agravoi në ofendime e akuza të ashpra.

“Njërën vajzë e sheh nga gjoksi, njërën nga vithet, burri që është burrë, nuk lëpihet”, tha Mikela, e cila u ngrit në këmbë dhe i shkoi në fytyrë Erionit.

Ajo akuzoi konkurrentin se ka hequr dorë, që në momentin që bëri kërcimin me Anën. Sakaq, ai e hodhi poshtë akuzën, por duket se marrëdhënia është shumë e paqartë dita-ditës.

/News31