Kaloi gjithë natën duke pirë alkool e kokainë, nëna e dy fëmijëve gjendet e pajetë

Nëna e dy fëmijëve ka humbur jetën prej një infarkti në zemër pasi kaloi një natë të gjatë duke konsumuar alkool dhe drogë.

Tara Culley, 28 vjeçe, piu birrë dhe kokainë për 26 orë, ndërkohë që dy vajzat e saj qëndruan tek gjyshja. Atë natë qëndroi zgjuar deri në 9 të mëngjesit dhe të nesërmen u gjet pa ndjenja në krevat.

Edhe pse u dërgua me spital me urgjencë, mjekët nuk arritën ta shpëtonin. Testet treguan se kishte shumë alkool dhe drogë në trup, të cilat i shkaktuan atak kardiak.

Në një deklaratë, bashkëshorti i saj Alan Role tha: “Ajo ishte një nënë e dashur dhe e kujdesshme për fëmijët tanë dhe pëlqente të rrinte pranë familjes. Nuk dilte shpesh, por kur e bënte, pinte shumë alkool, herë pas here konsumonte dhe kokainë. Por nuk i bënte asnjëherë këto gjëra kur duhet të kujdesej për fëmijët.”


Loading poll ...

 

/Ora News.tv/