Kaos në festival/ Demi gjakos toreadorin, plagos edhe 30 të tjerë

Një toreador është çarë me brirë disa herë nga një dem gjatë një festivali. Ndërsa mbetën të plagosur  më shumë se 30 njerëz dhe disa kuaj.  

Dëshmitarët regjistruan ngjarjen e frikshme në festivalin tradicional ‘Corraleja’ në  qytetin e Kaukazit në Kolumbinë veriperëndimore.

Corraleja ngjason me festivalin e Spanjës, por këtu publiku lejohet të hyjë në arenë  për t’u përballur me demat.

Gjatë festivalit një i ri u përball me një dem të madh e të zemëruar. Kafsha e përplasi disa herë në tokë, përpara se ta godiste disa herë me brirë dhe ta hidhte në ajër.

Njerëzit në video dëgjohen duke bërtitur ndërsa disa të shikuesit e tjerë për të tërhequr vëmendjen e demit.

Njëri prej tyre arrin ti tërheqë vëmendjen por i duhet të luftojnë me jetën e tij, ndërsa të tjerë përpiqen të ndihmojnë të riun e dëmtuar të arratisej.

Video të tjera tregojnë toreadorë me kalë që përballem me demat brenda arenës së madhe.

Një kalë u qëllua me brirë nga një dem dhe ra në tokë.

Një tjetër kalë shihet i shtrirë në tokë duke u përplasur nga demi ndërsa  anëtarët e publikut përpiqen të ndihmojnë kafshën.

Dëshmitarët vunë në pikëpyetje sigurinë dhe mbikëqyrjen e festivalit gjashtë-ditor, ku edhe thuhet se fëmijët e vegjël u lejuan të hynin në arenë.

/Ora News.tv/