Katër arsyet se pse duhet të lexoni më shumë libra në vitin 2019

Në vend që të luajmë videolojëra, të shikojmë filma apo bëjmë joga do të ishe më mirë që të lexonim libra.

Loading poll ...

Përveç që ndihmon në rritjen e inteligjencës dhe pasurimin e fjalorit, leximi i librave ka edhe përfitime të tjera, transmeton Indeksonline.

Shikojeni më poshtë se çfarë të mira sjellë leximi i librave:

-Redukton stresin

Të lexosh libra të qetëson më shumë se të dëgjosh muzikë apo të pishë një gotë qaj, sipas një studimi të psikologut Dr. David Lewis.

-Leximi mund të parandaloj sëmundjen e Alzheimer

Nëse e vlerësoni mendjen tuaj, atëherë leximi është një zgjidhje e shkëlqyer. Sipas një studimi, leximi ndihmon të parandaloj sëmundjen e Alzheimerit.

-Ngritë lumturinë dhe kënaqësinë e përgjithshme

Njerëzit që lexojnë zakonisht janë më të lumtur pasi leximi iu jep imazh më të qartë të jetës.

-Libri rritë ndjeshmërinë dhe inteligjencën emocionale

Nëse lexoni sa më shumë libra atëherë do të u ndihmojë të largoni zakonet dhe veset e këqija./Indeksonline/