Kek i shpejtë me portokaj dhe vaj ulliri, ëmbëlsira që nuk njeh kohë

Që ta shijoni edhe më shumë, zgjidhni portokajt e kuq që sapo kanë dalë, për të përgatitur kekun! Edhe vaji i ullirit duhet të jetë i cilësisë së mirë!
Përbërësit për tavë me diameter 22/24 cm:
3 portokaj organikë
100 ml vaj ulliri me shije delikate
200 g sheqer pluhur
250 g miell
3 vezë
10 g sodë për ëmbëlsira
1 lugë fara susami (jo të domosdoshme)

Përgatitja: Ndezim furrën në 160°C. Në një tas, përziejmë lëngun e 3 portokajve dhe lëkurën e njërit prej tyre. Rrahim vezët me sheqerin me rrahësen e vezëve me dorë për 2 minuta, shtojmë më pas miellin dhe sodën me sitë dhe së fundi përzierjen e vajit me lëngun e portokajve.

I përziejmë për 1 minutë me spatul dhe më pas e hedhim brumin në tavën e lyer me gjalpë e miell dhe të spërkatur me farat e susamit. E pjekim afërsisht për 40 minuta ose aq sa, kur të bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, të dalë e pastër. Krahas punes tone te palodhur per t’iu informuar, na e shperbleni dhe ju qe te mirmbajme faqen vetem duke shtypur ( Foton apo Videon qe ndodhet me poshte ) . Faleminderit per mirkuptimin .