Këlyshi i Pitbull shpëtohet nga macet, pasi nëna e tij tentoi ta hajë

 

Kafshët mund ta ndjejnë kur njëri nga këlyshët e tyre nuk do mund të mbijetojë.

Zgjidhja që kafshët gjejnë është pak e trishtueshme, por kjo është mënyra se si Nëna Natyrë i zgjidh gjërat.

Spesh, kur një këlysh është i sëmurë, lihet në ‘mëshirë të fatit’, ose është vetë nëna e këlyshit që e largon.

Kur një kafshë heq nga vetja këlyshin e saj dhe refuzon ta ushqejë, i takon njerëzve për ta bërë një gjë e tillë dhe për ta marrë nën mbrojtje.

Sigurisht, kjo kur ka njerëz rreth e rrotull.

Nicolas, një këlysh i Pitbull, refuzohej nga nëna e tij, ashtu si këlyshët e tjerë.

Nicolas lindi bashkë me 7 këlyshë të tjerë dhe ishte më i vogli.

Nëna e tij hëngri tre qen dhe askush nuk e di përse. Edhe Nicolas i kafshoi një këmbë.

Fatmirësisht, një grup njerëzish morën Nicolas dhe i dhanë ndihmën që kishte nevojë.

Në shtëpinë e tij të përkohëshme, Nicolas kishte dy prindër aspak të zakontë: dy mace!

Në shtëpinë e re të Nicolas ka edhe 5 qen të tjerë dhe janë të gjithë një familje shumë e këndshme.

Është e rëndësishme të kuptojmë se ka femra që nuk janë gati të jenë nëna.

Me shumë mundësi, nëna e Nicolas ishte shumë e stresuar ose thjesht i mungonte eksperienca e lindjes së këlyshëve.

Pavarësisht rrethanave, ky këlysh i mrekullueshëm tani është në duar të sigurta, sepse ka pranë vetes shumë persona që e duan dhe kujdesen për të.

/Ora News.tv/