Kënga e Shyhrete Behlulit vjen në një version ndryshe nga producenti i njohur

“Kthema Zot” është një prej këngëve më të bukura që Shyhrete Behluli ka në repertorin e saj.
Projekti që këngëtarja e solli shumë vite më parë, tani është realizuar në një version krejt ndryshe, shkruan lajmi.net.
Producenti Cricket në bashkëpunim me Numen, e sollën këngën në versionin remiks me titull “Kthema Kohën”.
Ky ripërpunim i këngës së saj duket se i ka pëlqyer edhe Shyhrete Behlulit, e cila e shpërndau këngën në rrjete sociale.
Më poshtë mund ta dëgjoni “Kthema Kohën”, nga Cricket dhe Numen. /Lajmi.net/