Këngëtari shqiptar befasohet për ditëlindje nga ylli hollivudian 

 

Ylli ndërkombëtar e ka befasuar me rastin e ditëlindjes, këngëtari shumë të njohur shqiptar.

Këngëtari shqiptar me famë edhe jashtë trojeve shqiptare, Albert Stanaj, ka pranuar një befasi nga ylli hollivudian, Chris Young, shkruan lajmi.net.

Me rastin e ditëlindjes së tij, Young i ka blerë një tortë të cilën Stanaj e ka publikuar në Instastory ku edhe e ka falënderuar.

Stanaj, mbrëmë (e martë ) e ka festuar ditëlindjen e tij të 25-të dhe për të duket se ka qenë një ditë e zakonshme si të gjitha të tjerat pasi edhe kjo datë e rëndësishme e gjeti duke punuar në studio.

“Madje edhe në ditëlindjen time”, ka shkruar ai pranë një fotografie të cilën ka zgjedhur që ta ndajë me ndjekësit në Instagram./Lajmi.net/