Këngëtari shqiptar për Ramush Haradinajn: Ky është baba

 

Një artisti shqiptar duket se i ka pëlqyer ajo çfarë Haradinaj ka thënë në Ambasadën e Kosovës më Gjermani.

Ramush Haradinaj ka udhëtuar së fundi në Gjermani në kuadër të Samitit të Berlinit, shkruan lajmi.net.

Me këtë rast, kryeministri i bëri një vizitë Ambasadës së Kosovës atje, ku gjeti disa parregullësi në punën e tyre.

Haradinaj kritikoi punonjësit për faktin që po lënë qytetarët të presin gjatë para ambasadës, për të kryer shërbimet që u nevojiten.

Kjo gjë i pëlqeu Skerdi Agos, i cili postoi një foto të Haradinajt, ku shkroi “Ky eshte baba”. /Lajmi.net/