Këngëtarja e njohur shqiptare merr pjesë në koncertin e Nicki Minaj

 

Enca Haxhia ka ndjekur nga afër koncertin e Nicki Minaj.

Enca Haxhia gjatë ditës së djeshme publikoi disa video në Instagram, në të cilat shkroi se ka bërë grim special për Nicki Minaj, shkruan lajmi.net.

Ani pse nuk e kishte sqaruar për çka është fjala, këngëtarja në mbrëmje ka sjellë pamje nga koncerti i Nickit.

Derisa po qëndron në Amsterdam, Enca ka shfrytëzuar rastin të ndjek nga afër koncertin e Nickit.

Për ndryshe, “Baladë” titullohet projekti i fundit nga Enca Haxhia, ndërsa tani po punon rreth këngëve të reja. /Lajmi.net/