Këngëtarja shqiptare konfirmon lidhjen me Flori Mumajesin

Flori Mumajesi ka qenë shumë i komentuar së fundmi për jetën private dhe është përfolur për një lidhje të mundshme me Fifin e më pas me Kejsi Tolën.

Thashethemet se Flori dhe Fifi janë të lidhur dolën pas videos që bëri xhiron e rrjetit ku dyshja shfaqeshin në momente romantike si të dashuruar.

E pyetur sot nga fansat nëse ka të dashur, Fifi ka treguar se është ai për të cilin flasin portalet, pra Flori.

Këngëtarja është pyetur edhe çfarë pëlqen më shumë te Flori dhe Fifi është përgjigjur: “Shpirti”.